E marrë peng nga banda në qeveri vajza e përdhunuar Xhisiela Maloku ëhstë nënshtruar para kërcënimeve dhe është detyruar që të dalë përpara të gjitha televizioneve për të mohuar edhe denoncimin e saj në komisariatin e policisë përpara Nënkomisar, Nuhut, për të cilin thotë se ajo ëhstë tallur. Duhet të kemi parasysh situatën në të cilën ndodhet Xhisiela për të kuptuar edhe deklaratat e saj në kushtet e pengmarrjes.
Në rrëfimin e saj për emisionin “Opinion”, Xhisiela Maloku rrëfen për herë të parë detaje nga lidhja e saj me Rexhep Rraja, djalin e deputetit të Krujës.
Përballë gazetarit Blendi Fevziu, Xhisiela tha se nuk kan qenë kurrë e kërcënuar nga Rexhep Rraja dhe se kallëzimi i saj në polici është bërë për shkaqe xhelozie, pas Rexhepi ishte lidhur me një vajzë tjetër.
E pyetur nga gazetari Fevziu, se përse më pas ajo e tërhoqi denoncimin, Xhisiela tha se e bëri ngaqë arriti të rregullonte marrëdhëniet me ish-të dashurin.
-Pra i bie që jeni tallur me policinë- ishte reagimi i gazetarit.
-Po, u përgjigj Xhisiela, duke shtuar se nuk ka qenë kurrë e kërcënuar e madje se Rexhepi i kishte ofruar mbështetje.
Ajo tregoi se Rrahja e ka dhunuar verbalisht si dhe e ka goditur me shpullë me datë 19 korrik.
Maloku rrëfei se shkoi rastësisht në hotel, ndërsa denoncimin e bëri nga xhelozia, pasi Rrahja shkoi me një femër tjetër me pushime.
Ajo tregon se me datë 21 korrik shkoi dhe bëri denonocimin, pasi ai shkoi me vajzën tjetër me pushime.
“Unë nuk kam djegie më cigare. Kam bere nje aksident”,-tregoi ajo.
Fevziu: Mjeku nuk i dallonte shenjat e aksidenti?
“Atë nuk e di une”,- thote Xhesiela Maloku
Sipas saj, denoncimi u tërhoq pasi me datë 21 ata u pajtuan.
Ajo rrëfei se nuk foli me të, por me njerëz të afërt të tij.
Maloku tregoi se nuk është shprehur për Emiliano Nuhun, se fisi Rrahja janë kriminelë.
Ndërsa deklaroi se askush nuk e ka kërcënuar.