Kunati i të ndjerës Diana Saliaj, Ilir Saliaj, ka folur për media për ngjarjen tragjike, që tronditi mbarë opinionin publik, teksa 50-vjeçarja u gjet e lidhur me litar dhe e vdekur në një rezervuar.
Ajo ishte vrarë nga nipi i burrit të saj, 16-vjeçari Luis Saliaj, dhe dy shokët e tij, të cilët i kishin shkuar në shtëpi për ta grabitur dhe më pas e kishin lidhur dhe e kishin hedhur në rezervuar. Për këtë ngjarje tronditëse, xhaxhai shprehet se nuk do ja falë kurrë të riut dhe se nuk e ka më nip.
‘Më mori polici, isha me nipin në makinë. I kam thënë policit merre, se iu tregon vetë.
Dhe kur e kanë marrë, i ka treguar të gjitha. Ka treguar që ka vajtur me një shok tjetër, kanë pirë dhe kafe, e kanë vrarë, por nipi thotë që unë nuk kam marrë pjesë në vrasje.
‘E kemi mbytur me dëshirë’, thotë, dhe më pas, e ka marrë dikush tjetër nga fshati dhe e ka hedhur në rezervuar. Është djalë i keq, djalë i hedhur, edhe përdorues hashashi, duket se është prototip, nuk ka shkollë, është djalë pa llogari, dhe është tip mashtruesi, që asgjë nuk i merret për bazë’, tha xhaxhai adoleshentit.
Vetë Luisi është shprehur i penduar, a keni marrë ju avokat?
As kam marrë, as do marrë e as do shkoj ta takoj sa të jem gjallë.
Ky është abandonim që i bëni ju..
Le të jetë, kështu e mendoj kështu e them. Unë nuk e dua më për nip!
Me babain e Luisit keni arritur të flisni pas ngjarjes?
Babai i Luisit ka rënë në gjendje shoku, është shumë i sëmurë
Të dy prindërit janë në gjendje shoku…
Po, sidomos i ati i Luisit.
A ka pas konflikt mes familjeve?
Ka pasur fërkime të vogla mes familjeve, por jo konflikt të madh