E megjithatë ne i njohim banditët!

Nga Bujar NISHANI

Që nga viti i parë i riardhjes në pushtet të majtët me emrin “rilinds”, e deri më sot në vitin e shtatë të qeverisjes së tyre kanë treguar çdo ditë se ; janë profanë në shtetndërtim, makutër në korrupsion, barbar në njerzillëk, mashtrues në gen, tradhëtar në origjinë.

Një aftësi e kanë demonstruar.

Master në inkriminim !

Inkriminimi si virtyt i rilindsve nuk përfaqësohet vetëm tek bashkëjetesa e tyre me krimin e organizuar dhe atë ordiner por shumë më gjerë se kaq.

Inkriminimi i tyre përbën një hapësirë të madhe ku shtrihet filozofia e kapjes ose asgjesimit !

A nuk është sot i gjithë shteti i kapur nga pushtetit i një pakice të konfirmuar edhe zyrtarisht ?

Parlamenti i asgjesuar, qeveria e helmuar, drejtësia e paralizuar, media e transformuar, ekonomia e falimentuar, shoqëria e zbuar, kombi i tradhëtuar, përbëjnë sot produktin e filozofisë së kapjes ose asgjesimit prej modelit të politikës së inkriminuar.

Në këtë çmontim që koha i bëri kësaj krijese monstër, diskretitimi është i plotë dhe rilindsit nuk kanë më kauzë, madje as maskë.

Si posedues me shumicë të parave të pista ju duhet ti shpenzojnë ato pasi ditë të këqija do vijnë për to.

Pas betonit, propaganda është lavatriçja më e nevojshme për ndryrjen e atyre parave.

Por edhe propaganda ka humbur shumë terren, sepse rilindsin nuk kanë asnjë punë, asnjë rrugë, asnjë spital, asnjë shkollë, asnjë fabrikë, asnjë buzëqeshje shqiptari, të na tregojnë.

Të kapur fort pas bishtit të anijes që fundoset vetëm tentojnë relativizimin e inkriminit të tyre me përpjekje konspirative të paralelizmit me opozitën, e cila duket gjithmonë e më pranë pushtetit.

Nuk u ka mbetur më asgjë me çfarë të paraqiten përpara shqiptarëve veçse shpresojnë të sajojnë thika ndaj imazhit të opozitës.

Depërtimi qesharak për të trafikuar një thriller rilinds kundër opozitës në gazetën Bild, tregon edhe njëherë se sovjetët shqiptarë kanë mbetur shumë prapa në teknikat orientale të financuesve të tyre.

Nëse ka një dosje reale të mashtrimit me lobim është ajo ku ka të dënuar me burg nga drejtësia amerikane e ku është i përfshirë rilindsi shqiptar.

Ajo nuk zhbëhet dot me triller sajuar bodrumeve të çmendinës kryeministrore.

Çdo përpëlitje mjerane e filozofisë së kapjes ose asgjesimit, as e fshin dot e as e mjegullon të vërtetën e madhe, sepse ajo është aq e helmatisur sa kutërbon në çdo cep.

Nuk ka më forcë helmuese asnjë përpjekje anti-imazh ndaj opozitës që të harrojmë se kush dhe çfar na bëri rilindsi.

Ne sot i njohim fare mirë kriminelët që blenë dhe grabitën votat e shqiptarëve që rilindsi të pushtonte qeverinë !

Ne sot i njohim fare mirë vrasësit dhe trafikantët që rilindsi i bëri parlamentarë-pushtetarë, që shqiptarëve tu vidhet gjithshka !

Ne sot i njohim fare mirë oligarkët e korruptuar me të cilët ndahen paratë e vjedhura shqiptarëve !

Ne sot i njohim fare mirë burgaxhinjtë ordinerë që rilindsi ju dha bashkitë e vendit !

Ne sot e kemi fare të qartë skenarin e tradhëtisë, për të cilin rilindsi u injektua në shtet !

Ne sot e kemi provuar fort në lëkurë se si shqiptarët varfërohen e torturohen nëpër zyrat e shtetit të tyre që ndryshket nga injorantët përditë.

Ndaj çdo përpjekje mjerane për relativizim të paudhësive dhe inkriminimit është veçse sharlatanizëm.

Ne tashmë i njohim mirë se kush janë e ku janë, banditët !

Exit mobile version