Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ishte në Kurbin përsa i takon situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Rama është përballur me kritikat e qytetarëve, ndërsa ato janë shprehur se nuk ka pasur asnjë vëmendje ndaj tyre nga institucionet.
“Dua shtëpi ku tyë fus kokën, mos bëj qyfyre mua, je acaruar me popullin”, iu drejtua një grua e moshuar Ramës, i cili po bënte batuta me të.
“Dua strehim, nuk më kanë kontaktuar, ti je i strusuar dhe i acaruar me popullin, por …”, i tha një grua e moshuar, Kryeministrit, i cili iu përgjigj “nuk jam fare i stresuar dhe acaruar, por t’i shko në hotel atje, dhe ne do i zgjidhim. Ti kalamajtë i ke bërë të gjithë bashkë, apo nji nga nji…”.
Ndërkohë një tjetër i moshuar, i ka thënë Ramës se kryetarja e bashkisë i ka thënë “akoma s’ke vdek me gjithë kalamaj”. Në moment ka ndërhyrë kryebashkiakja Majlinda Cara, e cila tha se i moshuari po gënjen, ndërsa Rama u shpreh “mbaje veten, bëju burrë, mos u anko dhe mos gënje…”.
Në vijim të takimeve në Kurbin, Rama tha se pallatet që janë dëmtuar dhe janë kthyer të pabanueshme janë ato “pallatet e ‘liri demokraci ndërto se është begati”, e mbani mend atë shprehjen? Urdhëro begatinë tani. Edhe jam unë i keqi pastaj që prish. Këtu duhet bërë e gjitha nga e para është muhabet kot ky”.
“Hajde se nuk ka më ca të shohim andej”, tha në një moment ministri Lleshaj.
“Hajde nuk ka nuk ka, po prandaj jam udhëheqësi unë që të gjej shtegun aty ku s’ka. E shef që ke ca shef Sandër?”, iu drejtua ministrit Rama, teksa takoi një grua.
“Po mirë mbi përrua ka ndërtuar ky vëllai këtu? I ka hipur sipër përroit, vë dhe krevatin sipër edhe qejf o qejf. Tani duhen parë të gjitha historitë bashkë”.
Sandër Lleshaj: Ndërhyrja aty është mëse emergjende, sa herë bie shi aty bëhet nami.
Rama: Këta janë ata të Rama ik, imagjino të kisha ik unë kë do kishit tani.
Qytetari: Kryeministër të gjithë thonë Rama ik ne po themi Rama hajde tani”.
Rama: E di e di se ju ndërroi mendja juve tani. Nuk iki unë as sot as nesër.
Qytetari: “Dua të më tregoni a të fle as mos të fle. Nuk dua as të ha as të pi”
Rama: “Do durosh pak, sa fëmijë ke? Dy? Shko pyet gruan sa kollaj bëhen se ti e ke pasur kollaj”.