Një portal qeveritar me emrin “Pamflet” ka zbardhur emrin e ministrit të Ramës të përfshirë në afera seksuale dhe për ët cilat nuk ka asnjë transparencë nga ministryi dhe as nga qeveria.
Lajmi
Nëse ka diçka për të cilën do të mbahet mend kjo qeveri, ato janë skandalet seksuale. Është e pabesueshme se si Edi Rama (duke e kryesuar vetë këtë çetë) ka arritur të mbledhë rreth vetes e tu japë pushtet kaq shumë meshkujve me defiçenca seksuale që i kanë kthyer kabinetet ministrore në fole kurvërie dhe orgjish.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, zor të dalë ndonjëri me sedër, që të paktën të largohet ne heshtje e pa bërë zë, për ta vazhduar jetën e vet si të dojë, por të paktën pa vënë dorë në pushtet.
Këta e kanë qejfin të mbajnë njërën dorë në bakllava e tjetrën në kadaif. Kanë shtatë vjet që e bëjnë duke paguar faturat e gjobave që i vënë njeri-tjetrit pas çdo skandali apo video-seksi të dalë “gabimisht”.
Vetëm se, kur fillon e të pëlqen pak më shumë se ç’duhet ajo “punë”, qëllon të futesh edhe në bela. Siç ka ndodhur këto muajt e fundit me atë, të famshmin, seksomanin e qeverisë, atë që krenohet nëpër tavolina për numrin e dashnoreve, Ministrin e famshëm të Rindërtimit, të ashtuquajturin Tigër.
Arben Ahmetaj e ka punën pisk. E dëgjuat lajmin e dalë nga PD-ja që, një ministër priste fëmijë nga dashnorja dhe ishte në pikë të hallit se gruaja nuk ia jepte divorcin dhe se e kërcënonte se do t’ia nxirrte sheshit të gjitha vjedhjet dhe paratë nëse guxonte ta mendonte martesën me nënën e fëmijës që pritet të lindë. Ju premtuam se do të investigonim dhe do ta publikonim emrin e protagonistit të famshëm të skandalit të fundit seksual në qeveri.
Nuk ishte as e vështirë ta merrnim vesh. Lajmi se Ahmetaj do të behet me fëmijë nga e dashura qarkullon lirshëm korridoreve të qeverisë por askush nuk guxon ta urojë. As vetë Tigri nuk ka arritur ti gëzohet këtij fati që Zoti ia solli në moshë të madhe.
Ka një pengesë të madhe Tigri dhe ska nga ia mban. Kush e njeh Albinën e tij, gruan zyrtare pra, e ka të qartë hallin e Benit. Albina nuk është se nuk ka qenë në dijeni të trimërive seksuale të Benit, por me kalimin e viteve e ka pranuar këtë fakt në këmbim të jetës luksoze dhe administrimit zyrtarisht të pasurive të panumërta që ministri ka vënë me vjedhje e korrupsion.
Histori e ndërlikuar me pak fjalë. Beni nuk është se e ka pranuar lehtë lajmin e shtatzënisë së të dashurës së tij, ama sedra i është përkëdhelur. Fundja rinovimi i gruas nuk do ti bënte keq. Por çfarë thotë Albina, pa mirë?
E gjendur përballë faktit të kryer, rrezikut për divorc dhe skandalit publik, Albina ka tërhequr lakun që Benit i shkon rreth qafës prej vitesh dhe që ministrit mund t’ia këpusë qafën lehtësisht. Ajo e ka kërcënuar se do t’ia nxjerrë të gjitha sekretet Benit nëse guxon, edhe ta mendojë divorcin.
Për këtë arsye Tigri as gëzohet e as nxjerr dot zë për pasardhësin që pritet të vijë.
Të ishim vend normal, Arben Ahmetaj do kishte dhënë dorëheqjen e të largohej pa nder nga jeta publike. Por ai nuk e bën këtë. Sepse si Ahmetaj, janë të gjithë. Mbase jo të gjithë janë bërë me fëmijë, ama orgjinë dhe afshet e turpit janë kodi i kësaj kaste politike në pushtet.
Turp i madh!
Kjo çudi nuk do të mund të zgjasë vetëm 3 ditë, z. Ministër. Një fëmijë…. e kupton vetë ti.
Të të rrojë e i pafsh hajrin!
“Pamfleti”