E padëgjuar, Gjykatat thonë se nuk kanë kompetencë të gjykojnë Taulant Ballën për akuzat e Shkëlzen Berishës

Nga sot Taulant Balla ashtu si edhe shefi i tij nuk mund të hetohen dhe as të gjykohen nga drejtësia e rilindur shqiptare. Krimet e Rënda kanë shpallur moskompetencën për kallëzimin e Shkëlzen Berishës ndaj Taulant Ballës. Shkëlzen Berisha ka kallëzuar Taulant Ballën për publikimin e një dokumenti të marrë nga komisioni hetimor. Djali i ish-kryeministrit paditi për shpifje Ballën, lidhur me provat e publikuara nga komisionit hetimor parlamentar për çështjen ‘CEZ’. Fillimisht ishte Gjykata e Lartë e cila shpalli moskompetencë për çështjen dhe dosja i kaloi Gjykates së Krimeve të Rënda. Shkëlzen Berisha ka folur pas seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku ka hedhur në gjyq, Taulant Balla, në lidhje me deklarata e këtij të fundit. Berisha u shpreh se interesi i tij është vetëm e vërteta. Duke folur për gazetarët, Shkëlzen Berisha u shpreh se Taulant Balla ka bërë një shpifje kur ka thënë se për 3 vite nuk ka paguar taksa, ndërsa bëri publike dokumente që ka paguar të paktën 50 milionë lekë për dy vite.

Artikulli paraprakReagimi qesharak i “Mother Aneta” kërkon sërish para për të vazhduar sulmet ndaj Bashës dhe sqaron sa është paguar nga Soros
Artikulli tjetërTrump gjunjëzon Kimin, diktatoruci kërkon ta takojë