E papreçedentë, çerdhe pa energji elektrike dhe ngrohje!

E papreçedent ajo që nodh me çerdhet në Tiranë. Shumë prej tyre kanë problematika në këtë ditë të ftohta të Janarit duke mos pasur energji elektrike.
Kjo është mjaft problematike pasi në shumicën e tyre çerdhet ngrohen me kondicionerë dhe për rrjedhim duke mos pasur energji elektrike, fëmijët e vegjël janë të ekspozuar ndaj temperaturave të ftohta. Gjatë ditës së djeshme në çerdhen 47 në Tiranë raportohet se nuk ka pasur energji elektrike përgjatë gjithë kohës kur fëmijët kanë qenë në çerdhe.
Temperaturat kanë qenë mjaft të ulta dhe fëmijët nuk kanë pasur ngrohje. Kjo ka sjellë irritimin e prindërve, të cilët kanë mësuar vetëm kur kanë marrë fëmijët për situatën në të cilën ndodheshin fëmijët e tyre.
Kundër të gjithë propagandës së pushtetit, realiteti për çerdhet është krejt i ndryshëm nga ai që propagandohet. Paratë nuk mungojnë për luksin e qeverisë dhe të bashkisë, por mungojnë për të përmbushur edhe kushtet më minimale në çerdhe për fëmijët e vegjël.

Exit mobile version