Pak minuta më parë, policia ka kryer në veprim të pandodhur kurrë më parë. Ka rrestuar flamujt, pankartat dhe vuvuzelat e pretestës. Veprimi plotësisht i paligjshëm i efektivave të Komisariatit 2 të kryeqytetit, është kundërshtuar nga organizatorët e protestës, që janë gjendur pranë kryesisë së Kuvendit, ku ka ndodhur bllokimi i automjetit me dekorin e protestës.
Pavarësisht paligjshmërisë, policvia, që vepron prej kohësh sipas urdhrave politikë, nuk i ëhstë bindur ligjit, pork a bllokuar automjetin për atë që e ka cilësuar si kontroll të pankartave, flamujve dhe vuvuzelave që gjendeshin në të.
Akti i paligjshëm është një nga veprimet provokuese të rradhës së policisë politike që, në shërbim të një pushteti kriminal, ka arritur në kufijtë e qeshrakes me arrestimin e flamujve shqiptarë, amerikanë, gjermanë, europianë apo edhe të pankartave që demaskojnë në anglisht dhe në gjermanisht vjedhjen e zgjedhjeve nga Rama përmes bandave dhe krimit të organizuar.