E pazakontë, Euro zbret në nivelin më të ulët të 2021 në tregun vendas!

Nga Xhelal MZIU

Shkaku Qeveria me Eurobondin dhe defiçitin tregtar!

Euro ra sot në nivelin më të ulët për vitin 2021 me 121.17 lekë.

Kjo rënie e Euros është e papritur duke pasur parasysh presionin në rritje inflacioniste dhe shtrenjtimin e mallrave të importit, që po shkakton një rritje të deficitit tregtar të vendit.

Për 10-mujorin 2021 deficiti tregtar shënoi rritje me afërsisht 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në treg ka ofertë të lartë për Euro.

Disa banka po kryejnë operacione të shitjes së valutës në javët e fundit.

Në këtë moment një faktor me ndikim mund të jetë edhe qeveria shqiptare

Në gjysmën e dytë të nëntorit, qeveria realizoi emetimin e Eurobondit të radhës prej 650 milionë Eurosh ato mund të kenë një ndikim në rritjen e ofertës dhe në zhvlerësimin e mëtejshëm të monedhës europiane.

Eurobondi do të përdoret kryesisht për mbulimin e deficitit buxhetor pra merr borxh për të paguar borxh!

Deficitit buxhetor historikisht ka një përqendrim të lartë në muajt e fundit të vitit, dhjetorit mund të ndikohet ndjeshëm në rritjen e mëtejshme të deficitit tregltar dhe uljes së Euros.

1

Artikulli paraprakE djathta që zhduket
Artikulli tjetërBasha: Nuk luftojnë dot pastrimin e parave, këta që janë kapur në përgjimet e antimafias me Ndragheta e Cosa Nostra