Nga Xhelal MZIU
Shkaku Qeveria me Eurobondin dhe defiçitin tregtar!
Euro ra sot në nivelin më të ulët për vitin 2021 me 121.17 lekë.
Kjo rënie e Euros është e papritur duke pasur parasysh presionin në rritje inflacioniste dhe shtrenjtimin e mallrave të importit, që po shkakton një rritje të deficitit tregtar të vendit.
Për 10-mujorin 2021 deficiti tregtar shënoi rritje me afërsisht 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në treg ka ofertë të lartë për Euro.
Disa banka po kryejnë operacione të shitjes së valutës në javët e fundit.
Në këtë moment një faktor me ndikim mund të jetë edhe qeveria shqiptare
Në gjysmën e dytë të nëntorit, qeveria realizoi emetimin e Eurobondit të radhës prej 650 milionë Eurosh ato mund të kenë një ndikim në rritjen e ofertës dhe në zhvlerësimin e mëtejshëm të monedhës europiane.
Eurobondi do të përdoret kryesisht për mbulimin e deficitit buxhetor pra merr borxh për të paguar borxh!
Deficitit buxhetor historikisht ka një përqendrim të lartë në muajt e fundit të vitit, dhjetorit mund të ndikohet ndjeshëm në rritjen e mëtejshme të deficitit tregltar dhe uljes së Euros.