E premtja e zezë e Euros në Shqipëri, Berisha thirrje FMN dhe OKB për pastrimin e parave të familjes Rama

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për situatën e rendë në te cilen ndodhet Euro gjatë këtyre diteve dhe që gjatë 24 orëve te fundit ka kapur vlerat më të ulta ne 12 vite.

“E premtja e zezë e Euros në Shqipëri!”, shkruan Berisha duke shtuar se “Hidhen dyshime serioze për spekullime dhe larje parash nga Soros, Edvin dhe Olsi Rama!”

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Hidhen dyshime serioze per spekullime dhe larje parash nga Soros, Edvin dhe Olsi Rama!

Miq, sot euro e helmuar nga narkoeuro pesoi ne Tirane renien e saj ne pikiate, me te madhen ne 12 vite, duke shenuar te premten e saj te zeze.

Iu bej thirrje Fondit Monetar Nderkombetar, Bankes Boterore te ndermarrin me perparesi nje hetim te plote mbi shkaqet e verteta te gjendjes tejet te kercenuar te euros ne Shqiperi dhe te marrin masa te menjeheshme ndaj çdo spekullimi qe po trondit ne themel monedhen europiane dhe se bashku me te narkoekonomine e brishte te Shqiperise dhe sistemin e saj monetar.

Lexoni mesazhin e bankierit dixhital. sb

Pershendetje dr jam punonjes i nje banke te kategorise se dyte. Ju keni ngritur me te drejte pasojat e demshme mbi eksportet prodhimin dhe ekonomine ne tersi te renjes dramatike te euros renje te cilen ju me te drejte qe ne filim e lidhet me kamionet e narkoeurove.

Banka e Shqiperise ndonse ka hedhur ne trege kamione me leke dhe ka blere mbi 1 miliard narkoeuro me qellim qe te parandaloj renjet e medha ka deshtuar ne perpjekjet e saja. Ne rrethet bankare flitet gjersisht se nje force madhore me fuqi shkatruese po nderhyne ne kuesine eurove me sasi kolosale te narkoeurove qe disponojne dhe ky eshte grupi i Soros dhe Edi Rames kontrollues kryesor te tregut financiar ne Shqiperi. Vendosa te ju shkruaj se ky grup me kete loje, spekullim dhe larje te kamionve me narkoeuro mund te çoje vendin drejte nje katastrofe financiare.

Artikulli paraprakToyota Yaris me 3.4 milionë euro, media belge: Prokuroria Federale do të tronditë politikën shqiptare
Artikulli tjetërBllokohet për evazion fiskal lokali i Besos së Ramës