E rëndë, 70-vjeçari dhunon për vdekje bashkëshorten e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë. Policia ka arrestuar një 70-vjeçari pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij 64-vjeçare.

 

Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se 64-vjeçarja ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna.

“Komisariati i Policisë Vlorë – arrestoi 70-vjeçarin, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës”, njofton policia.

Artikulli paraprakKishin borxhe më të larta se të ardhurat e veta, 10 bashki në “faliment”! Stoku i detyrimeve të prapambetura, rreth 4.8 miliard lekë
Artikulli tjetërPerceptimi i rrejshmëm mbi “shumicën” që po shkatërron opozitën