E rëndë/ Adoleshenti dërgohet pa shenja jete në spital, ja çfarë dyshohet

Një 17-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në Gjirokastër rreth orës 13:30 të kësaj të diele.

 

Familjarët e shtetasit V. P., 17 vjeç, nga fshati Valare, e kanë çuar atë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Nga hetimet e para, dyshohet se i riu ka kryer aktin e vetëvrasjes duke u varur në banesën e tij.

Grupi hetimor është drejtuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Exit mobile version