E rëndë, drejtori sportiv i dy futbollistëve të Kombëtares pëson sulm në zemër

Tomas Rociski përfundoi në spital javën e kaluar, pasi pësoi sulm në zemër. Drejtori sportiv i Spartës së Pragës u vendos në kujdes intensiv.

 

Vetë Sparta njoftoi se drejtori i tyre vuajti nga disa probleme me zemrën. Pasi kujdesit në spitalin e Pragës, u kthye në shtëpi për shkak se nuk kishte nevojë për ndërhyrje.

44-vjeçari është drejtor sportiv i Pragës nga viti 2018. Aktualisht pjesë e klubit çek janë disa futbollistë shqiptarë. Ndër të tjerë edhe dy futbollistë të Kombëtares, Tuci dhe Laçi.

Rociski ka luajtur më parë te Sparta e Pragës, Dortmundi dhe Arsenali. Pozitën e drejtorit sportiv e ka mbajtur vetëm te Sparta. Këto të fundit, falë golit të Laçit që solli barazimin me Sigma Olomouc, siguruan një vend në Europë.

Artikulli paraprakTirana bëhet e vështirë për familjet e reja, kryeson qarqet me rënien më të madhe të lindjeve! Nga kostot e larta të jetesës, tek… fakorët që ndikuan
Artikulli tjetërNëna dhe tre fëmijët i dhanë fund jetës duke u mbytur në lumin Buna, dënohet me 4 vite burg bashkëshorti Erdgys Arrazi