E rëndë në Mallakastër! Gjenden të pajetë në një banesë trupat e dy vëllezërve (EMRAT)

Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në fshatin Çorrush, Mallakastër, ku dy vëllezër u gjetën të pajetë.

 

Trupat e pajetë të 90-vjeçarit me iniciale S. V., dhe 85-vjeçarit me iniciale N. V., u gjetën rreth orës 11:00 në banesën e tyre.

Raportohet se dy vëllezërit jetonin të vetëm dhe paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.

 

Njoftimi i policisë:

Mallakastër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm.

Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Artikulli paraprakHetimi i SPAK ndaj familjes së kryebashkiakut Veliaj/ Ajola Xoxa kundërshton kontrollet të apartamentit “sekret” te Sky Tower
Artikulli tjetërPas bashkisë Ersekë, skandal edhe në Bulqizë/ Kryebashkiakja liston si të pastreh drejtorët dhe administratorët e njësive!