E rëndë/ U mjekua disa ditë pasi ishte me virozë, ndërron jetë në spital 6-vjeçari

jë ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Lushnjës, ku një 6 vjeçar ka humbur jetën, pasi prej disa ditësh ishte duke marrë disa mjekime për shkak se ishte me virozë.

 

Raportohet se fëmija kishte shkuar në spital nga qendra shëndetësore Divjakë pasi banonte në fshatin Shën e Premte.

I mituri shoqërohej nga gjyshi pasi jetonte me gjyshërit. Sipas burimeve në spitalin e Lushnjës, fëmija vinte pas një mjekimi disa ditor në fshat sepse ishte duke kaluar një virozë dhe ka arritur në gjendje të rëndë në pediatri.

Pasi janë bërë analizat e më pas mjekimet përkatëse dhe duke parë gjendjen e rëndë janë marrë masa për të nisur në Tiranë.

Sapo është zbritur fëmija për të hipur në ambulancë ka pësuar arrest kardiako- respirator. Fëmija ka mbërritur në spitalin e Lushnjës në orën 14.30 dhe ka ndërruar jetë rreth orës 19:00.

Artikulli paraprakE ardhmja politike favorizon Lulzim Bashën!
Artikulli tjetërIshujt Sejshelle, një vend i vogël ku fuqitë e mëdha konkurrojnë për ndikim