E rrallë në këtë fushatë/ Elvisa Drishti: Krenare për Arben Gjurajn, personifikim i memories së demokratëve në Shkodër

Në një klimë zgjedhore që sa vjen dhe tensionohet, ku përplasjet mes kandidatëve nuk mungojnë, një shembull ndryshe ka ardhur nga Koalicioni Euroatlantik në Shkodër. Kandidatja për deputete, Elvisa Drishti, ka shpërndarë një mesazh publik për kolegun e saj në listën e të njëjtit koalicion, Arben Gjuraj, duke theksuar respektin dhe vlerësimin për kontributin e tij në politikën lokale.

Në një postim në rrjetet sociale, Drishti vlerëson Gjurajn si një figurë të matur dhe me përvojë, që përfaqëson historinë dhe kujtesën politike të demokratëve të vërtetë në Shkodër, duke sjellë në ekip vlera që, sipas saj, janë themeli i një bashkëpunimi të suksesshëm për të ardhmen.

“Jam me të vërtetë krenare që në këtë ekip kam Arben Gjurajn – një profesionist i çështjeve lokale dhe personifikim i memories së demokratëve të vërtetë në Shkodër. Arbeni sjell qetësi, mençuri dhe frymë bashkëpunimi në ekipin tonë të Koalicionit Euro-Atlantik – vlera që na bashkojnë për të çuar përpara Shkodrën dhe Shqipërinë,” shkruan Drishti.

Ajo thekson gjithashtu se Koalicioni Euroatlantik është duke ndërtuar një skuadër që balancohet mes energjisë së të rinjve dhe përvojës së figurave me vite kontribut në jetën publike, çka e bën këtë forcë politike gjithëpërfshirëse dhe të gatshme për ndryshim.

Postimi i saj vjen në një moment kur gara zgjedhore në shumë zona të vendit është karakterizuar nga tensione dhe përplasje mes kandidatëve, veçanërisht brenda partive të mëdha.

Postim i plotë:

“Jam me të vërtetë krenare që në këtë ekip kam Arben Gjurajn – një profesionist i çështjeve lokale dhe personifikim i memories së demokratëve të vërtetë në Shkodër. Arbeni sjell qetësi, mençuri dhe frymë bashkëpunimi në ekipin tonë të Koalicionit Euro-Atlantik – vlera që na bashkojnë për të çuar përpara Shkodrën dhe Shqipërinë.”*

“Në skuadrën e KEA, energjia dhe fryma e të rinjve është e mirëbalancuar me maturinë dhe eksperiencën e kolegëve që kanë vite kontribut, duke krijuar një ekip të fortë e gjithëpërfshirës për ndryshimin që duam!”

#KEA #EkipiEuroAtlantik #Shkodra #Demokraci #PërfaqësimMeVlera #Bashkëpunim

Artikulli paraprakAleksandër Jushi: “Grupi që ecën bashkë, fiton bashkë” – Mesazh uniteti nga fushata në Lezhë
Artikulli tjetër“Rama donte të pengonte Dumanin të vinte në krye të SPAK, tani kërkon merita për drejtësinë”, Basha: Në 11 maj ose me SPAK për të çuar të korruptuarit tek 7×7=313, ose kundër SPAK, për të vazhduar korrupsionin