Adriatik DOSTI
Kam dashur te te kundervihem apo me sakte te te pergjigjem kushedi sa here…sidomos kur hapur ke dale kunder vendit e popullit tim o Rudina …por vetem hatri e respekti ndaj babait tend te ndjere e mikut tim te mire ne kohe te veshtira …Deshmorit te Demokracise Azem Hajdari me ka mbajtur e me ka frenuar sa me s’thuhet.
Nga sot e tutje kam vendosur qe sa here te ta permend emrin ty kurren e kurres nuk do ta shoqeroje nga pas me mbiemrin e nderuar te mikut tim Azemit sepse thjesht ti nuk e meriton me ate mbiemer e ndaj une thjesht ngahera do te te quaj thjesht vetem Rudina…ose Rudina gaztorja e parlametit te Gramoz Rucit .
Nuk ka me keq se sa ti vesh flaken familjes tende Rudina sidomos nga budallalliku e kur te merr Perendia mendjen e kokes e aq me shume kur ky zjarr ngroh vetem interesat e tua personale e egoiste ne politike te ciles si shpejt i ke hyre madje edhe pa ditur not fare ndaj kam frike se po kaq shpejt edhe do mbytesh.
Pa lere me qe te kane zgjedhur edhe Kryetare te Komisionit te Integrimit moj po te kujt lloj integrimi se po qe te atij euro-atllantik gjykoj se Shqiperia me mire te hyje ne ndonje lloj integrimi arab , aziatik e afrikan dhe pa ty ne krye se sa te anetaresohet fjala vjen ne BE…e udhehequr nga budallalliqet e tua pa fund e krye.
Ti levizesh eshtrat babai ty tend te ndjere atje ku prehet e te dalesh kunder Partise se tij te dikurshme per te cilen ai dha jeten e madje ishte dhe nje nder themeluesit e saj e te qendrosh ne parlamentin e vrasesit Ruci, arrogantit e rrugacit Rama torollakes e Laraskes Spiro-kali…koke pagures se Librazhdit Tao miushit ‘trim” Brace gagacit me dipllome te kopjuar Ulsiut…e ne nje resht me Lefterat e Ralfet.. etj etj . nuk e di por ti qofsh moj Rudina.
Te kerkosh te flasesh me fjale te medhaja e te ngaterrohesh me kembet e tua duke e bere lesh e li e mish – mash gjuhen e bukur shqipe prape ti qofsh moj Rudina. Te kepusesh gafa e mufka e te mos dish te lexosh shqip as me leter te shkruar perpara.pac fatin tend moj Rudina.
Moj po si nuk the nje fjali te sakte ne shqip moj Rudina as kur vendose te mos e dorezosh Mandatin e Deputetit, as kur shave publikisht Opoziten , as kur ju turre protestuesve te gjore sic ”te mesuan” mandat – mbajtesit e tu e as kur nuk u skuqe e nuk u nxive kur ta nxuri goja e the se jam me Ramen e ne krah te tij dhe kunder opozites , protestave e protestuesve te dhunshem. Etj.
Uau….uau…po ku e ke mesuar kete gjuhe moj Rudina…se ne nje film shqiptar te dikurshem thuhet se …Rudine dashurine e lejon edhe feja…e une po ta riperserisja serisht ate film e te isha regjizori i tij do te shtoja…vazhdo Rudine se budallalliku per njerezit eshte ndaj ka vendosur ta lejoje edhe Feja.
Po mire moj goce nuk ke te pakten dy miq a mikesha, dy shoke e dy njerez te afert qe te thone mjaft o Rudi se le nam…leri tentativat per te folur me fjale te medhaja se u bere qesharake e gazi i botes…te pakten mire qe si thua e qe si shqipton dot por me e bukra eshte se ti nuk ju a di as kuptimin e atyre fjaleve qe kerkon stermundimshem te thuash ne Mexhlis.
Po them fjale se po qe per fjali ahaaa Rudina…dyshoj fort se mund ta kesh mbaruar tamam e te plote 8 vjecaren…ndaj ti qofsh…
Rudine nje keshille ta jap qofte edhe ne respekt te kujtimit te Babait tend te ndjere Azemit mikut tim te mire e te hershem, ose quaje veten thjesht Rudine ose merr te pakten mbiemrin e Mamase tende per te cilen po e ben gjithe kete fare ”sakrifice” duke lene kokrren e namit kudo qe del e kudo qe tenton te flasesh, te deklarosh, te mbash fjalime e te japesh intervista e me keq akoma kur rrekesh tu japesh mende dynjase.
Beje please se te siguroj qe Edvini te ka marre me sy te mire e ka porositur komisionin perkates qe Mami Fatmira ta kaloje Vetingun pa asnje ferre neper kembe ok.
Ahhh moj Rudine – Rudine nuk thone kot qe femija ta fut koken ne grope e jo me kot thone qe nga Ferra del Trendafili e kujdes nga Trendafili se jo me kot eshte me Gjemba.
E me thene te drejten une nuk di ndonje rast tjeter kesi -lloji kur Nena a Prinderit fjala vjen ta nxjerrin femijen e aq me shume vajzen per te luajtur rolin e gaztorit, te te marrit, budallait a palacos e me keq akoma te tradhetarit e mosmirenjohesit. vetem e vetem per te kaluar ATA hendekun e ”sikletin” qe ju del perpara.
Nejse kur te jesh e bindur e te kesh garanci absolute tek vetja jote se nje a dy fjale e fjali ne shqip mund ti thush e shqiptosh sagllam e kur te kuptosh se cdo te thote prania jote ne ate parlament banditesh, hajdutesh, horrash e kriminelesh e aq me keq kur te te vijne mend tamam e te gjykosh me qetesi e llogjike te ftohte mbi deklaratat, veprimet e qendrimet e tua qe rendojne si gur i rende mbi varrin e Babait tend te ndjer atehere jarebi edhe une mund te ndryshoje mendje e ndoshta do te te quaje serisht Rudina Hajdari….
Por sot per sot Joooo harroje pasi per mua e per shume shqiptare te tjere te ndershem e sidomos te atyre te llojit qe ti e kumbari yte Rama i quani” pakice popull e protestues te dhunshem ” ti je e mbetesh thjesht Rudina madje Rudina e gjore dhe e shkrete. dhe vetem kaq.