Po mbaron ashtu sikur nuk e imagjinonte asnjë tifoz i Interit!Interi dhe Conte po shkojnë drejt ndarjes. Lamtumira zyrtare e Conte mund të mbërrijë brenda 48 orëve të ardhshme, e cila shihet si koha e nevojshme për të ratifikuar ndërprerjen e marrëdhënies dhe për ta lënë njëri-tjetrin me keqardhje, por pa grindje dhe inate, shkruan Gazetta Dello Sport, përcjell GazetaBlic.
Nuk do të ketë nevojë për samitin e famshëm të grupit me Zhang dhe drejtuesit e Interit, pasi nëse ka ende një mundësi për një takim me presidentin, ndoshta do të jetë vetëm për të shtrënguar duart dhe për të përshëndetur njëri-tjetrin.
Conte e fitoi këtë vit titullin me Interit, por çuditërisht ka vendosur të largohet menjëherë pas këtij triumfi.