E thirrën në emër dhe e vranë te oborri i vilës, detajet e ekzekutimit të biznesmenit

Një biznesmen është ekzekutuar rreth mesnatës rreth orës 22:30 në Maqellarë të Dibrës. Autorët besohet se kanë qenë dy. Ata e kanë thirrur në emër viktimën dhe e kanë vrarë në oborrin e vilës së tij, me tre plumba në kraharor. Viktima është Elsi Kosiqi.
Shtëpia e tij, një vilë tre katëshe ndodhet në qendër të Maqellarës, buzë rrugës kryesore. Sipas policisë autorët kanë lënë disa gjurmë në vendin e ngjarjes, çka mund të ndihmojë grupin hetimor në zbardhjen e krimit dhe identifikimin e autorëve.
Nga të dhënat e para, thuhet se Kosiqi sapo ishte kthyer nga një udhëtim i shkurtër në Maqedoni. Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë. Autorët që e kanë ndjekur nga pas e kanë thirrur në emër dhe e kanë qëlluar për vdekje.
Policia ka shoqëruar disa persona, midis tyre edhe nga ata që ishin në konflikt me viktimën. Por ende nuk ka një të dyshuar për krimin. Burimet për ”Abc” thanë se Elsi Kosiqi kishte jetuar për vite në Itali dhe me paratë e emigracionit, bashkë me vëllezërit kishin ngritur një hotel në zonën e llixhave në Dibër.

Hetimet
Duket se akti i rëndë është kryer për “larje hesapesh” pasi ekzekutorët e kanë thirrur në emër viktimën Elsi Kosiqi dhe më pas e kanë qëlluar me tre plumba në kraharor, në oborrin e vilës së tij.
Shtëpia e Kosiqit është, një vilë tre katëshe, në qendër të Maqellarës, buzë rrugës kryesore. Sipas policisë autorët kanë lënë disa gjurmë në vendin e ngjarjes, çka mund të ndihmojë grupin hetimor në zbardhjen e krimit dhe identifikimin e autorëve.
Nga të dhënat e para, thuhet se Kosiqi sapo ishte kthyer nga një udhëtim i shkurtër në Maqedoni.
Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë. Autorët që e kanë ndjekur nga pas e kanë thirrur në emër dhe e kanë qëlluar për vdekje.
Policia ka shoqëruar disa persona, midis tyre edhe nga ata që ishin në konflikt me viktimën. Por ende nuk ka një të dyshuar për krimin.
Burimet policore thonë se Elsi Kosiqi kishte jetuar për shumë vite në Itali dhe me paratë e emigracionit, bashkë me vëllezërit kishin ngritur së fundmi një hotel në zonën e llixhave në Dibër.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërShkodra në prag katastrofe nga përmbytjet, uji vërshon nëpër rrugë