E turpshme, do gjykojë në Strasburg pa qenë asnjëherë gjyqtar, vetëm se punonte për Sorosin

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE) ka zgjedhur këtë të martë Darian Pavlin si gjyqtar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, me seli në Strasburg, përfaqësues të Shqipërisë.
Pavli, i cili ka marrë shumicën absolute të votave, zgjidhet gjyqtar në GJEDNJ për një mandat 9-vjeçar, të cilin duhet ta fillojë jo më vonë se 3 muaj nga dita e zgjedhjes.
Gjykatës zgjidhen nga “PACE”, nga një listë prej 3 kandidatësh të nominuar nga secili shtet, që ka ratifikuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Pavli është votuar me 98 vota pro, nga 170 vota të hedhura në kutinë e votimit, prej të cilave 13 rezultuan të pavlefshme. Rivalë të tij ishin Sokol Berberi me 13 vota dhe Marjana Semini me 59 vota. Ai zëvendëson Ledio Biankun në këtë detyrë.
Tashmë është zyrtare që Darian Pavli, një aktivist i shoqërisë civile i financuar nga Sorisi do të jetë përfaqësues i Shqipërisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Pas tre dështimeve me propozimet e bëra më herët me kandidatët shqiptarë për në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, sot është vendosur për Darian Pavlin. Ai nuk ka punuar asnjeherë në karrierën e tij si gjyqtar dhe megjithatë, kjo se ka penguar që të zgjidhet për të gjykuar në Gjykatën më të lartë të të Drejtave të Njeriut në Strasburg!
Por kush është i riu që do të përfaqësojë Shqipërinë dhe lidhjet e tij me Sorosin?

Në prezantimin e shkurtër të kandidaturës së Pavlit, thuhet se ai është ‘jurist me 15 vjet përvojë në dizenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Ëatch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ.’
Emri i Pavlit del si ekspert ligjor i ‘EURALIUS’ dhe si jurist i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, që i përket miliarderit Geroge Soros.
Në jetëshkrimin e Pavlit thuhet gjithashtu se ka shërbyer si këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi.
Reforma në drejtësi u konceptua, u organizua dhe u zbatua nga Fondacioni ‘Soros’. Një paketë me mijëra e-maile dhe dokumente të brendshme të këtij fondacioni u publikuan në muajt Gusht-Shtator 2016.
Këto dokumente zbuluan se rrjeti ‘Soros’ kishte hartuar një strategji të detajuar mbi reformën në drejtësi në Shqipëri dhe strategjia ishte gati që prej vitit 2013.
Ky fondacion ka pasur patronazhin e reformës në drejtësi në Shqipëri.
Kjo reformë sot e ka çuar në kolaps sistemin e drejtësisë në vend, duke qenë se aktualisht Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë.

Artikulli paraprakBreçani: Alizotin s’e njoh, më mori në telefon e më kërkoi 4 mijë lekë për të fjetur…
Artikulli tjetërDenoncimi i skandalit/ Të rinjve në Tiranë u shitet drogë që përdoret për kafshët