E turpshme, ndalohen të rinjtë korçarë për prishje të qetësisë publike në stadium!

Alban Bace

Sot, shteti shqiptar ose me sakte policia shqiptare, ka trokitur ne dyert e tifozeve te Skenderbeut dhe u ka urdheruar te paraqiten ne komisariat.
Realisht kane shkuar dere me dere tek shtepite e tyre. Kjo me arsyen sepse kane prishur qetesine publike gjate zhvillimit te ndeshjes me Partizanin fundjaven qe kaloi!!!
Pra ju prishin qetesine private per tju thene qe kini prishur qetesine publike, ku?
Ne stadium!!
Perpos ketij shqetesimi, qe askush nuk e can koken se shqetesoi nje nene, nje baba, nje moter a nje femije, u dashka qe keta djem te paguajne edhe nje gjobe qe varjon nga
10.000 ne 60.000 lek te reja
sepse bertiten goooool ne stadium kur skuadra e tyre e zemres shenoi. ( jane 14 persona qe jane thirrur ne komisiariat dhe personalisht njoh shumicen e tyre)
Pa ju hyre detajeve… me nder jush dmth..ju kam dhjere mu ne ligje per tifozet, e mu ne prishje te qetesise publike te ketij lloji, e mu ne shtet, e ku di une ku tjeter.

Nqs keta tifoze “terroriste” qenkan e keqja e ketij vendi sa te krijoni ligje ku ndalohet te festosh golat ne stadium per ekipin qe dashuron, e t’ju shkosh dere me dere per ti gjykuar publikisht per kete gje, atehere ne si sportdashes, si tifoze nuk duam te jemi pjese..
E denoj publikisht kete ligj dhe mendoj qe duhet te kete nje mbledhje te gjithe tifogrupeve dhe mbi te gjitha insistim i kryesive te te gjithe klubeve kunder ketij ligji absurd, ku detyron tifozin te shkoje te shohe ndeshjen sikur shkon ne kinema.

Artikulli paraprakTerrori nga maskat në Fier, kush është biznesmeni që u vra në tentativë për të ndaluar grabitjen
Artikulli tjetërShifrat dramatike, numri i vetëvrasjeve në Shqipëri 4 herë më i lartë se ai i vrasjeve. Ku po e çon vendin i Çmenduri