E vërteta dhemb, hapini sytë!

Nga Erl Kodra

Shpesh herë e vërteta dhemb. Por pa të vërtetën si udhrrëfyes, përfundon në humnerë. Ironia është se të gjithë e dinin – sidomos demokratët – se humbja do ishte e thellë dhe e qartë si drita e diellit. Por përsëri zgjodhën të mbajnë në krye një njeri që i përdori dhe vazhdon t’i përdorë pa pikë mëshire.

As që kanë ndërmend të thonë gjysëm fjale, por përkundrazi, do të shajnë dhe mallkojnë të gjithë ata që u thonë të vërtetën në sy.

Ju që prisni që të vërtetën ta thotë Blendi Fevziu ose ndonjë nga mediat e tjera, gaboheni rëndë. Kurrë nuk do t’ua thonë të vërtetat e mëdha, sepse ata janë në rregull me Ramën dhe Berishën. Për ata, prishja e këtij rendi është fundi i historisë.

Mos prisni gjithashtu që këtë të vërtetë t’ua thotë ndokush nga Partia Demokratike, pavarësisht se të vërtetën e dinë më mirë se kushdo tjetër. Në fakt të vërtetën e dinin gjithmonë.

Ata thjesht ju duan si mish për top të ushqejnë makinerinë e tyre të ndryshkur. Mundësisht deri sa të shkoni në varr. Sepse rininë e shkuat duke mbështetur të njëjtët, që nga viti 1991 dhe deri më sot. Atëherë shumica ishit të rinjë plot ëndrra, ndërsa sot jeni të plakur nga vuajtjet dhe mjerimi, një pjesë e mirë të shpërndarë nëpër botë.

Ju kurrë nuk arritët të kuptoni se Shqipëria nuk është as Edi Rama, as Fatos Nano, as Ilir Meta, as Sali Berisha. Ata janë ca individë të përkohshëm që i keni ushqyer me gjakun dhe djersën tuaj, por që kurrë nuk morën asnjë përgjegjësi, as kur ju mashtruan, shanë, vodhën ose ju vranë.

Ata e kanë në terezi o vlla, sa ska ku shkon më shumë. Të gjithë janë milionerë pa punuar, vetëm në sajë të pushtetit që u keni dhënë ju. Me naivitetin e një fëmije, ose një tifozi futbolli. Por Shqipëria nuk është Reali ose Barcelona. Shqipëria jeni ju, janë jetët tuaja.

Dhe ju e shpërdoruat jetën duke votuar për ca individë prehistorik që kanë 35 vjet që ju mashtrojnë. Ata që ju vodhën shpresat dhe ëndrrat.

Artikulli paraprak“Berisha dështoi, nuk kapi as rezultatin e 2021”
Artikulli tjetërPD në rënie/ Mërtiri për Report TV: Berisha është në situatë mat, opozita tregoi papjekuri duke i shkuar nga pas! Largim nga partia? Është 12 vite vonë