E VËRTETA E ELEKTRIFIKIMIT

Koncesioni i parë për prodhimin dhe furnizimin me energji elektrike në Shqipëri, është dhënë në qytetin e Korcës në vitin 1925. Shoqëria që e mori quhej Shoqëria e Përgjithshme Elektrike. Më vonë ajo ndërtoi hidrocentralin e Vithkuqit, i pari në Shqipëri.

Në Tiranë koncesioni për prodhim dhe furnizim me energji u dha në vitin 1927. Koncesionari ishte shoqëria SITA. Më vonë koncesionin e mori SESA (Shoqëria Elektrike Shqiptare Anonime).

Në Durrës koncesioni u dha më 1927, përfitues ishin STAMLES dhe me vonë SESA.

Në Shkodër koncesioni u dha më 1928. Përfitues ishte tregtari Ndrek Kaculini në bashkëpunim me shoqërinë SEIA (Societa Eletricca Italo Albanese). Më vonë koncesionin e mori SESA.

Në Sarandë koncesioni u dha më 1928. Përfitues ishte Shqoqëria Anonime e Qazim Demit, Reiz Selfos, Mikel Muzinës dhe Sulo Putos. Po atë vit në Kuçovë AIPA ngriti centralin e saj.

Në Vlorë dhe Berat koncesioni u dha më 1930, përfituese ishte SESA.

Në Pogradec koncesioni u dha më 1930. Përfitues ishte shoqëria anonime e Xh. Starovës.

Në Kavajë, Fier dhe Gjiriokastër koncesionet u dhanë më 1931, përfituese ishte SESA.

Në Elbasan koncesioni u dha më 1932, përfituese një shoqëri franceze në bashkëpunim me Shefqet Vërlacin dhe Anton Beçën.

Në Burrel koncesioni është dhënë në vitin 1934.

Në Lushnje koncesioni është dhënë më 1939, përfituese shoqëria anonime e Ali Dumës.

Koncesionet jepeshin nga Bashkitë përkatëse me afate të ndryshme dhe më pas miratoheshin nga Këshilli i Ministrave./ Nga Adi Darsi

Artikulli paraprakKryetari i PD, Lulzim Basha, merr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD Delvinë
Artikulli tjetër“Çështja e pronës do të gjejë zgjidhje në propozimet tona”/ Basha: Përsa i përket pronës, Shqipëria gjendet në Mesjetë