Nga Dr. Gëzim XHEPA
Në radhë të parë në mjekësi termat agresivë të luftës nuk shkojnë….
Së dyti Shqipërinë e shpëtoi zoti se e kaloi pikun pa e kuptuar…, dhe janë mjekët e familjes që e nxorrën faqebardhë duke mos shkaktuar krizën Lombarde…
Së treti bëtë masat më drastike në botë duke linçuar dhe terrorizuar një popull në kurbën rënëse të epidemisë, nga paniku që ju kaplloi me abuzimet që keni bërë duke shkatëruar spitalet…
Dhe së fundi, ndonëse masakruat një popull në aspektin ekonomik, social, dhe shëndetësor s’arritët asgjë më tepër se vendet në rajon, të cilat jo vetëm patën të njëjtin numër viktimash me ju, por nuk pasohen nga viktima që po prodhoni çdo ditë dhe do të prodhoni shumë më tepër nesër nga fluksi në spitale, për shkak të bllokumit injorantesk që i keni bërë shërbimit shëndetsor në gjithë Shqipërinë…!!!