“E vetmja marrëveshje me Ramën është largimi i tij një orë e më parë”

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu u ka bërë të ditur qytetarëve nga protesta e ‘Unazës së re’ se nuk ka asnjë marrëveshje midis Bashës dhe Ramës dhe se, nuk do të ketë asnjë të tillë në vazhdim. Sipas Balliut, e vetmja marrëveshje është largimi i Ramës një orë e më parë.

Balliu u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen me datë 25 maj të gjithë bashkë në protestën e madhe që do të mbajë opozita e bashkuar përballë kryeministrisë. ‘Janë përhapur disa lajme nga disa mjeranë që opozita do bëjë marrëveshje apo do të futet në zgjedhje.

Janë kaq mjeranë sa besojnë shpikjen e tyre. Zgjedhje nuk ka pa shporrur Edvin Kristaq Ramën. Ne kemi disa vëllezër që i kemi në burgje, dhe nuk duhet të kalojë asnjë orë pa i kujtuar ata, sepse sakrifica e tyre bëhet edhe për shtëpitë tuaja, edhe për lirinë, edhe për drejtësinë, por mbi të gjitha për Shqipërinë.

Arta Marku që gjen kohë për të hetuar me prova të prodhuara nga Edi Rama dhe Revani Jaupaj për ti mbajtur në burg këta të burgosur politikë, unë kam sot disa pyetje

Për Sahit Dollapin kush po merret me hetimin. Për Lindita Protoduarin kush po merret. Ke nisur ndonjë hetim ti zonjë që shkon në zyrën e kryeministrit dhe i shkon i bën fresk sikur je skllave e tij

Qetësia i prishet vetëm Surrelit, por do të prishim atë vilën tënde në Surrel nëse guxon të prishësh shtëpitë këtu.

Kjo betejë ka vetëm një mënyrë që është shporrja e Edi Ramës. Cilindo që dëgjoni se Lulzim Basha do të bëjë marrëveshje me Edi Ramën nuk ka për të ndodhur sepse  sepse ne nuk ju tradhtojmë kurrë.

Ndaj ju ftojmë të gjithëve bashkë me datë 25 për ti treguar këtij njeriu fuqinë që ka sovrani i këtij vendi“, tha Balliu.

unaza

Exit mobile version