E zhdukur prej 9 muajsh, Kim Jong Un ekzekutoi bashkëshorten e tij?

Mediat e huaja kanë nisur të aludojnë për bashkëshorten e Kim Jong Un, e cila prej nëntë muajsh nuk është shfaqur në publik.

Për herë të fundit, Ri Sol-ju u shfaq së bashku me Kim më 25 janar, në një teatër në Penian. Analistë të shumtë aludojnë, se mos gruaja e diktatorit është sëmurë, ose është ekzekutuar pamëshirshëm nga ai. Që prej daljes së fundit, Ri Sol-ju ka humbur një sërë ngjarjesh kryesore kombëtare në vend.

Në paradën e fundit ushtarake të Koresë së Veriut më 10 Tetor nuk u paraqit, ndaj zhdukja e mistershme e gruas së Kim, është kthyer në diskutim për median. Sipas një burimi të pa identifikuar, ka thuhet se 31-vjecarja po vuan nga një problem shëndetësor, ndërsa një tjetër thotë se po kujdeset për tezen e Kim, Kim Koyong-hui, e cila është e sëmurë prej kohësh.

Artikulli paraprakFlet ish-deputeti pas lirimit nga policia: Erdha me ftesë nga Italia! Urdhërin për arrestimin e dha Pjerin Ndreu! Do ta…
Artikulli tjetërBanorët e Sharrës në revoltë ndaj Veliajt: Po na grabit pronat! Korrupsion i madh! Hipoteka na ka bllokuar çertifikatat