E zuri poshtë një masiv gruri teksa punonte, ndërron jetë 47-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat, ku një 47-vjeçar ka ndërruar jetë pasi duke punuar e ka zënë poshtë një masiv guri.

 

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë.

Mësohet se gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit, shtetasin me iniciale G. S., 47 vjeç, banues në Berat.

Pasi është nxjerrë nga masivi i gurit, 47-vjeçari është dërguar për në spital, por nuk ka mundur t’u shpëtoj plagëve që ka marrë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:30, në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë, gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit, shtetasin G. S., 47 vjeç, banues në Berat.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit G. S. nga masivi i gurit dhe e kanë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por si pasojë e dëmtimeve, 47-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version