Mediat italiane pranë skuadrës së Pizës kanë nisur të bëjnë llogaritë me kontratat e futbollistëve që përfundojnë në fund të sezonit, i cili duket se do ta dërgojë ekipin edhe një herë poshtë Serisë B italiane. Skuadra e drejtuar nga Gatuzo, është e fundit në Serinë B dhe për pasojë, sezoni i ardhshëm mund ta gjejë poshtë ligës së dytë italiane.
Në listën e futbollistëve besnikë, Piza ka vetëm një emër: Edgar Çanin. Sulmuesi është i gatshëm që të qëndrojë në ekip, duke qenë beniamin i tifozëve dhe i lidhur me skuadrën, qytetin e tifozërinë. Shqiptari tjetër, Manaj, duhet të rikthehet te zikaltrit, të cilët me shumë gjasë do ta huazojnë sërish në ndonjë ekip në Itali ose jashtë saj, për të marrë eksperiencë.