Edgardo Bauza: Dybala mund të bëjë Mesin!

Zgjedhjet e trajnerit të Argjentinës, Egdardo Bauza, sidomos mosgrumbullimi i Mauro Icardit, gjithmonë kanë lënë vend për diskutim, por deklarimet e tij të fundit mund të hapin një debat mjaft interesant. A ka përfaqësuesja bardhekaltër një trashgimtar të Lionel Mesit? A ekziston një element tek Argjentina që mund ta zëvendësojë yllin e Barcelonën në të tashmen, por edhe në perspektivë? Përgjigjja e pasuesit të Tata Martinos është, po.
“Mendoj se duke parë zhvillimin e tij, Paulo Dybala mund të luajë alla Mesi në pozicionin e tij. Është një lojtar që prish ekuilibrat e ndeshjes. Në gjashtë muajt e fundit është rritur shumë. Është shndërruar një lojtar vendimtar, duke shënuar gola dhe dhënë asiste. Po kalon një moment të shkëlqyer dhe ne duhet të përfitojmë nga ky fakt”.
Sigurisht që ndaj Perusë dhe Paraguajit, në kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, Dybala do të ketë shansin të tregojë se është në nivelin e duhur për të marrë përsipër të bëjë Mesin. Më pas, në bazë të paraqitjes dhe rezultateve që do të arrijë Argjentina, do të vlerësohet pozicioni i tij. 22-vjeçari po merr një peshë të rëndë mbi supe, një bast, të cilin kërkon ta fitojë me çdo kusht.

Exit mobile version