Edhe Ajola Xoxa në SPAK, bashkëshortja e kryebashkiakut do të pyetet nga prokurorët

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, paraqitet në SPAK, me kërkesë të prokurorit Olsi Dado.

Xoxa do të pyetet për herë të parë si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet për veprën penale pastrim parash.

Dy javë më parë, me urdhër të SPAK, oficerët e BKH-së kanë ushtruar kontroll në banesën e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tek zona e “Kodrës së Diellit” në kryeqytet.

Kontrolli u ushtruar me vendim gjykate, i firmosur nga prokurori i SPAK, Ols Dado. Gjatë kontrollit, oficerët e BKH-së kanë sekuestruar telefonin e Ajola Xoxës.

Artikulli paraprakMbetjet toksike/ Myshketa: Shteti palë në aferë. Analizat duhet të kryhen nga disa laboratorë
Artikulli tjetërReshjet e shiut, mbeten pa energji elektrike fshatrat e Fierit