Aktori i njohur, Robert Ndrenika bashkë me shkrimtarin Kiço Blushi i janë bashkuar protestës kundër ligjit për plehrat që u zhvillua dje në orën 11:00. Të dy, krah për krah, ata kanë qenë në fillim pranë monumentit të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe më pas, bashkë me qytetarët i janë drejtuar Kryeministrisë. I pyetur pse ka dalë në shesh, Ndrenika nuk ka dashur të prononcohet gjatë, ai ka thënë për “BalkanWeb”: “Kam dalë edhe unë, si gjithë të tjerët”. Ndrenika dhe Blushi kanë qëndruar në shesh deri në fund të protestës dhe më pas, janë parë në një nga kafenetë përballë Kryeministrisë. Qytetarët e thirrur nga përfaqësues të Aleancës kundër Importit të Plehrave protestuan ditën e djeshme për më shumë se dy orë kundër ligjit të mbetjeve të miratuar në Kuvend. Pasi u mblodhën në orën 11:00 tek Parku “Rinia”, ata lëvizën drejt Kryeministrisë. Qytetarët kanë protestuar me kartona të kuq në duar, duke simbolizuar kështu votën e tyre kundër importit të mbetjeve, ndërsa i bënë thirrje Presidentit Nishani që mos ta dekretojë ligjin.
Kryesore
Continue to the category“SPAK të mos vonojë hetimet për lidhjet e politikës me krimini”,...
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një intervistë për gazetën “Panorama” theksoi se qëndrimi i gjatë i mazhorancës në pushtet vjen për...