Pas Italisë edhe Gjermania bëhet vendi i radhës në BE që pezullon përdorimin e vaksinës ndaj COVID-19 të prodhuar nga AstraZeneca, nderkohe ne Shqiperi Rama po ja ben me detyrim mesuesve.
Ministria e Shëndetësisë deklaroi se vendimi është marrë si masë paraprake teksa ka bërë thirrje që të hetohen rastet e mpiksjes së gjakut.
Më parë ishte edhe Instituti Paul Ehrlich që kërkoi hetime lidhur me rastet e vdekjes të qytetarëve që kishin marrë vaksinën e AstraZeneca.
Gjithë alarmi për këtë vaksinë, e cila tashmë prej kohësh është në qarkullim në shumë vende të botës përfshi Shqipërinë është ngritur për shkak të disa rasteve që pas marrjes së dozës kanë vdekur për shkak të mpiksjes së gjakut.