Edhe këtë vit në rrugët e PD-së!

Nga Dylejman Karaj

{Fakti/ Në 5-së vite, të qeverisë së “Rilindjes”, asnjë aks i rrugëve nacionale nuk është ndërtuar dhe as përfunduar.}

Propaganda mashtruese e qeverisë që vetëquhet turpësisht “Rilindje” reklamon si të ndërtuara rrrugë lokale dhe kombëtare vetëm në 3-D..Në fakt është shumë kollaj që të relaksohesh përpara një Compjuteri të markës “Dell”, “hp” “acer” etj, në një dhomë të mobiluar luks me taksat e qytetarëve më të varfër të Europës dhe të hedhësh në ekran rrugë dhe autostrada madhështore me pamje në 3-D, për të cilat qeveria mashtruese thotë se do të ndërtohen brenda këtij apo atij viti apo një mandati..
Kjo bëhet vetëm për shpërlarje truri , për një kategori të caktuar dhe për fat të keq, shumë të gjërë qytetarësh të cilët ëndërrojnë, besojnë dhe fantazojnë për vepëra publike që nuk kanë nisur dhe që nuk do të mbarojnë kurrë , sepse jane vetëm në 3-D-të e qeverisë…madje propaganda e “Rilindjes” herë-herë tregohet e “sinqertë” në mashtrimet e saj okulte, kur thotë se : ”… ne bëjmë reforma dhe projekte për gjeneratën tjetër..”
Nuk ka tallje më të madhe dhe më fyese për ata votues që shpresuan dhe i besuan kësaj qeverie se gjërat në këtë vend,do të ndryshojnë shpejt dhe për më mire.
Por faktet në terren flasin ndryshe. Nëpër fusha e kodërina realiteti është gri dhe i zi. Asgjë nuk lëviz, asgjë nuk ka nisur prej vërteti por vetëm në grafikë 3-D…. Sepse për vepërat madhore, kërkohen politika serioze, projekte serioze, kërkohen fonde nga burime të ligjshme dhe transparente, kërkohen kompani, investitorë dhe zbatues punimesh seriozë me ndërgjegje të lartë nacionale.…
Por këto gjëra thelbësore bazike për shëndërrimin e vendit, i mungojnë kësaj qeverie mashtruese dhe të paskrupullt, ku për bosht ideologjik të moralit të saj ka vetëm hajdutërinë .

Janë fakte të vërteta dhe jo shpifje se në këto 5-së vite të qeverisjes së “Rilindjes Socialiste” nuk ka filluar asnjë aks i rrugëve kombëtare, madje, as rruga Elbasan – Tiranë, nga tuneli deri tek TEG nuk ka përfunduar, edhe pse tuneli u inaugurua para zgjedhjeve parlamentare të 2013-s. Për këtë aks rrugor ende të pa mbaruar janë hedhur (vjedhur) aq shumë fonde, si askund tjetër , sa për të bërë edhe një rrugë të re paralele.
Nuk janë mbaruar akoma baypasset e Fier-Vlorë. Nuk është bërë as mirëmbajtja e rrugës së Kombit, pa folur paskëtaj, për përfundimin e saj, e cila ka mbetur në ato objekte ndërtimi, që u lanë para 2013-s. Me hapin e breshkës punohet nëpër segmentet e rrugës Qukës-Qafë – Pllocë .
As rruga Lin – Pogradec akoma nuk është mbaruar në tërë gjatësinë e saj, megjithëse janë lëvëruar fonde nga dy herë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për aksin Kardhiq-Delvinë. Ka nisur vetëm në 3-D-të e shpërndara nga Kryeministri ynë që është një mjeshtër i vërtetë i propagandës dhe i mashtrimit. Ka zëra se edhe për rrugën Kardhiq-Delvinë nga kalimi i kontratës nga fituesi i parë , tek nënkontraktori i dytë ka një vjedhje të frikshmë në rreth 50 % të fondit të prokuruar…!?
Në emër të filozofisë së mashtrimit dhe të shpëlarjes së trurit të një qeverie që nuk as turp dhe as frikë, në cdo fillim rruge lokale apo kombëtare ka vetëm tabela të stërmëdha dhe shumë të kushtueshme, ku grafikisht paraqitet pamja e rrugës në 2-D apo 3-D dhe të dhëna për investitorin oligark,nënkontraktorin (firmën zbatuese) dhe në fund thënien mashtruese se: “…kjo vepër publike bëhet nën kujdesin e vecantë të qeverisë së Rilindjes..”
Edhe rruga e Arbërit , megjithëse gjurma, shtrati i saj në mbi 70 %, ishte ndërtuar nga qeveria e PD-së, ndonëse thuhet se ka filluar, nuk do të përfundojë kurrë në mandatën e kësaj qeverie , sepse filozofi të parë ka mashtrimin dhe hajdutërinë me VKM. Në aksin e kësaj rruge punohet me forca të pakta dhe pa ritmin e duhur, sepse thuhet se nuk janë lëvëruar akoma fondet e premtuara.

Vini re se sa përcart flet në fjalimin e tij inagurues shefi i rilindjes : “Ky është një takim i shumëpritur për një takim të lidhur me besë si Arbri dikur moti. Siç e deshën të parët tanë, e në radhë të parë të parët tuaj. Ky vizion do të jetë i vërtetë. …Rrugë ka ngritur kaq shumë pikëpyetje . Kur rrugë ndërtohen dhe në vendin tonë mungojnë shumë. Ata sot e gjithë ditëve u bien daulleve. Dhe prenë vetëm shirita. E njëjta situatë ishte dhe në gjithë Shqipërisë, rrugë të lëna rrugëve.”
Rruga e Arbrit, një premtim politik, që dibranët i ka zhgënjyer, pasi e kanë dëgjuar disa herë si premtime elektorale, si zotime qeveritare, por asgjë nuk është bërë deri më sot. Madje, ka filluar, por puna është ndërprerë.
Është fakt i vërtetë dhe jo shpifje se për shkak të vjedhjes dhe korrupsionit alarmant midis qeverisë dhe investitorëve oligarkë të përzgjedhur prej saj, rrugët nuk fillojnë kurrë dhe nëse fillojnë nuk kanë ritmin e dikurshëm të punëve nën qeverisjen e PD-së .
Të gjithë shqiptarët që kanë sy e veshë dhe mendje të kthjellët, janë dëshmitarë se si punohej dhe me c’farë ritmi punohej në rrugën e Kombit dhe në tunelin saj prej 5-së km, në rrugën Tiranë-Elbasan dhe në tunelin e Kërrabës prej 3 km, në rrugën Levan –Tepelenë – Gjirokastër, në rrugën Levan –Vlorë, në rrugën Qafë-Pllocë-Korcë, në rrugën turistike të Bregut Jonian , në rrugët lokale të fshatërave dhe qyteteve anë e mbanë Shqipërisë.
Përse punohej kështu në kohën e qeverisë së PD-së..?
Sepse nuk vidhej, as nga qeveria dhe as nga oligarkia. Ky është sekreti.
Sot rrugët nuk nisin dhe nuk mbarohen , sepse fondet vidhen nga vetë qeveria dhe oligarkia e lidhur me qeverinë.
Skema kriminale e PPP-ve, po rrënon shqiptarët dhe pasuron qeveritarët e babëzitur të rilindjes socialiste. Njerëz jeni vigjilentë..! Rënia në greminë ka nisur…!?

49522160 2261699944080764 1140503920930455552 n

Exit mobile version