Kanë kaluar 10 ditët afat të vendosura nga ana e ministres Belinda Balluku me pretendimin se kompania shtetërore ajrore do të pajisej me lejen e fluturimet.
Aktualisht, AIR Albania, vazhdon të jete pa AOC-në, certefikaten e operimit ajeror, edhe pse deklaratat për fillimin e fluturimeve nuk kanë munguar dhe madje nuk kanë munguar as udhëtimet dhuratë me avionin që mban emrin Lasgushi, apo edhe kronikat e gatshme.
Në datën 15 shkurt, në trasmetimet e ERTV, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku së bashku me drejtorin e Turkish Airline deklaruan se u firmos marrëveshja financiare trepalëshe. Sipas Ballukut kjo marrëveshje do ti hapte rrugën kompnaisë që për 10 ditë të ishte e gatshme të fluturonte.
Por edhe kësaj here 10 ditët kanë kaluar dhe sërish nga Autoriteti i Aviacionit Civil nuk ka asnjë Çertefikatë operimi fluturimesh. Madje në faqen Zyrtare të këtij institucioni mungon edhe publikimi i certefikatës që i përket kompanisë tjetër shqiptare Albaëings, e cila ka filluar fluturimet para 3 vitesh.
Ndërsa në qendrën kombëtare të regjistrimit të bizneseve, ekstrati i kompanisë vazhdon të jetë po njësoj.
Madje edhe nuk ka asnjë ndryshim edhe për sa i përket licensave aktive. Po keshtu edhe temrat financiarë janë po njësoj. Kjo kompani ka të deklaruar si kapitalin e saj 100 mijë euro. Ndërsa Turkish Air Line ka deklaruar se ka investuar 3 mln euro. Ndërsa nga ana tjetër, vetë minsitrja Balluku, në kohën kur ka qenë drejtore e Albkontrollit është shprehur se vetëm lyerja e avionit, i cili ka ndërruar pronar deri më tani 6 herë, ka kushtuar 150 mijë euro.
/FaxNews/