Agjenda e konferencës mbarëkombëtare që do të mbahet më 25 nëntor ka tërhequr vëmendjen e drejtuesit të emisionit “Provokacija” Mustafa Nano këtë të premte.
Duke parë programin e saj, ku pjesën më të madhe të fjalimeve dhe diskutimeve e ka ministri i jashtëm Gent Cakaj dhe të ftuarit, që sipas Nanos supozohet të jenë eksponentë të rëndësishëm të kombit, vetëm 5 minuta, Nano ngre dyshimet se ministri i jashtëm pi të bardhë (kokainë).
Sipas tij e gjithë kjo situatë nuk mund të shpjegohet ndryshe, madje shton se ky është një rast unik për guinness.
Monologu i plotë
Është vendi për ta thënë me të folme shkodranësh “Çfarë s’ni robi”
Ka dalë njoftimi që do të mbahet në 25 nëntor një konferencë pankombëtare organizuar, e sponsorizuar, apo nën kujdesin e Shkëlqesisë së tij Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme zotit Gent Cakaj.
Kur flitet për konferencë mbarëkombëtare mendja na shkon se atje do të jenë të ftuar njërëzit më të zgjedhur të kombit, eksponentët më të rëndësishëm të kulturës dhe në këto rrethana shumëkush pret që të marrë mesazhe të rëndësishme për kombin.
Mirëpo le të lexojmë agjendën, është një agjendë e çuditshme.
Nëse ky njeri Gent Cakaj nuk ka ndonjë problem me ekuilibrin mendor dhe unë jam i sigurtë që nuk ka asnjë problem, atëherë më duhet të them që ai merr të bardhë, ai pi të bardhë e kuptoni përse e kam fjalën, se nuk ka si shpjegohet ndryshe kjo situatë surreale, e çmendur, e pakuptueshme.
Është nëj situatë për t’u regjistruar në guinness se nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e botës, për këtë jam i sigurtë kjo për të cilën unë fola dhe në guinnness do të jëtë material unik, situatë unike, rast unik as më parë as më pas. Ky është monologu im për sot.