Nga Indrit Sefa
Të gjitha Reformat Zgjedhore në Republikën e Shqipërisë dhe pse janë bërë në Kuvend në të gjitha rastet janë bërë nga partitë politike. Në 10.02.2022 Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me Vendimin Nr.12 ka përcaktuar mënyrën sesi do të drejtohet dhe me Vendimin Nr.48 datë 09.06.2022 përbërjen e Komisioni i Reformës Zgjedhore. Në pikën 4 të këtij vendimi është përcaktuar qartë që drejtimi i këtij Komisioni do të bëhet nga 2 bashkëkryetarë dhe më konkretisht nga Partia Demokratike dhe nga Partia Socialiste. Përfundimisht Enkelejd Alibeaj është zgjedhur nga Partia Demokratike për të qënë bashkëkryetarë i këtij komisioni. Fortuna në gotë e ngritur nga disa deputete me axhendë të pastër personale nuk do të arrijë të sfumojë kurrësesi punën e bërë nga Partia Demokratike për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Partia Demokratike është e vetmja që ka paraqitur propozime konkrete për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe i ka bërë në dritën e diellit madje duke propozuar dhe projektligjin përkatës.
Të akuzosh pa asnjë bazë dhe të hedhësh poshtë propozime konkrete kur në asnjë rast nuk ke paraqitur kurrë një amendament apo ndonjë ndryshim për Kodin Zgjedhor më së paku është cinike dhe kurrësesi nuk vjen në interes të qytetarëve shqiptar.
Për të qënë të qartë dhe transparent po publikojë dy vendimet e Kuvendit për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe të përbërjes së tij. Shihini e më thoni se cila palë në atë komision është e papërfaqësuar dhe çfar i pengon të bëjnë propozime konkrete.
Axhenda personale nuk mund te prevalojë në asnjë rast mbi interesin e demokratëve dhe të qytetarëve shqiptarë.