Përshkallëzohet protesta/ Edhe pedagogët e Juridikut me studentët (Deklarata)

Studentët vijojnë me protestat kundër Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave të parashtruara. Prej më shumë se një jave, ata e kanë përshkallëzuar këtë protestë, ku përveç bojkotit të mësimit, janë ngujuar në fakultetet përkatëse.
Mbrëmjen e sotme në mbështetje të tyre ka dalë edhe stafi Akademik i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
Në përfundim të Asamblesë së Personelit Akademik, është arritur në këtë dakordësi:
1. Mbështet protestën e studentëve dhe shprehet kundër çdo forme presioni ndaj tyre.
2. Angazhohet për rrithjen e cilësisë së mësimdhënies, kërkimit shkencor, bazuar dhe në kërkesat e studentëve. Gjithashtu, mbështet ngritjen e mekanizmave për kontrollin e etikës në kërkimin shkencor në respektim të Kushtetutës, garantimit të lirisë akademike dhe autonomisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë.
3. Kërkon rishikimin tërësor të akteve të Këshillit të Ministrave të dala pa u konsultuar paraprakisht me Institucionet e Arsimit të Lartë dhe që cënojnë autonominë Universitare.
4. I bëjmë thirrje të gjithë aktorëve që të respektojnë misionin e shenjtë të pedagogut, duke ndaluar çdo përpjekje për të cënuar dhe denigruar figurën e tij.

50124906 222518548690931 5789861535597723648 n

Exit mobile version