Nga Sidi Hasanaj
Mjaftoi një deklaratë 48sekondëshe, një kurajo për të thënë të vërtetën e madhe vetëm 48sekonda, një shpërthim emocionesh ku zhgënjimi, përçmimi, ndjesia e të humburit gjithçka në politikë, u bënë në një kokteil Vërtetësie.
Ferdinand Xhaferri tha të vërtetën e madhe:
Sali Berisha në gjyqin për Vulën e PD në 11 Qershor, ju kishte çuar sms deputetëve të tij ku i urdhëronte të ndalnin sulmet ndaj drejtësisë (për momentin) pasi kishin rënë dakord me Edi Ramën për fituar gjyqin e Vulës së PD.
Ky është Sali Berisha!
Një simbiozë e errësirës me botën e nëndheshme të marrëveshjeve me ish partinë e punës, partinë socialiste.
Sali Berisha ka marrë vulën e PD, nga ndërhyrja e Edi Ramës, ndaj dhe gjyqtarja që i dha atë vendim skandaloz “u gjet pasi i ra shorti” pikërisht një e afërmja e Belinda Ballukut në sistem.
Sa herë ka një skandal kundër demokratëve, ekuacioni ka të njëjtët faktor:
Sali Berishën, Ilir Metën, një të familjar të bastardëve të bllokut dhe Edi Ramën!
Kjo ka ndodhur në kodin elektoral 2008, në Gërdec, në Klubin Partizani, në 21Janar, në 2013… në 8Janar 2022 në sulmin kafshëror mbi selinë e PD, gjithnjë!
Ky faqezi ështl Sali Berisha, por këtu ka një “por” shumë të madhe:
Ferdinda Xhaferri thotë se “nëse PD nuk do ishte kundër SPAK për të mbrojtur hajdutërinë e familjes Berisha dhe Meta, por krah tij, sot PD do e mundte Ramën dhe do vinte në pushtet”
Egzakëtsisht arsyetimi që Lulzim Basha bëri nga 8shtatori 2021 në mbrëmje kur largoi Berishën nga grupi parlamentar, dhe deri sot!
Egzaktësisht sakrifica që një grup demokratësh bënë duke rezistuar për 3 vite me rradhë ndaj hordhive të barbarit S.Berisha!
Përse Ferdinand Xhaferri me kolegë nuk e përkrahën Lulzim Bashën?
Nuk ju pëlqente Basha (mbi të cilin morrën mandatin e deputetit në 2021)?!
Po mirë të mbështesnin PD-në pasi L.Basha dha dorëheqje dhe E.Alibeaj morri drejtimin.
Jo vetëm që nuk e bënë këtë akt, por sabotuan çdo rezistencën të demokratëve përballë Berishistëve, derisa ju bashkuan moçalit plot llum të oborrit Berishist!
Po nga 11Qershori që ju erdhi sms-ja e ndyrë e Berishës pse heshtën deri më sot?
E dinin që Berishës ja kishte dhënë vulën e PD, Edi Rama dhe kërcenin valle me këngën e Sali Berishës??
Në fakt përmisimi i cilësisë së Diellit, më në limite mes metaforës dhe literales, nuk ka ku të shkojë se kaq!
E papritur, por Ferdinand Xhaferri largoi errësirën e reve plot avuj mashtrimesh dhe pazaresh të Sali Berishës, nga Dielli… nga rrezatimi i të vërtetës!
Nga sot, Lulzim Bashës dhe kujtdo demokrati të përkushtuar për atdheun dhe të djathtën, jo atyre që fetishizoin doktor pazarin Berishist, ju takon të mobilizohen si kurrë ndonjëherë krah alternativës të demokratëve euroAtlantik (që në fakt dmth: demokratët e vërtetë, jo sekti Berishist) për të fuqizuar në 11Maji atë grup njerëzish idealist që ka 3 vite e gjysmë që përballet me pazaret Berisha-Rama-Meta.
Dhe pas 11Majit, ashtu si e vërteta vonon por nuk harron, ashtu do jetë edhe fati i Vulës së PD dhe fundi tragjik i merituar i Berishës dhe Ramës!