“Edhe Ronaldo ka nevojë për pushim”

Cristiano Ronaldo nuk grumbullohet për sfidën me Leccen në udhëtim, në kuadër të javës së 9-të të Serisë A.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim apo problem tjetër të CR7, por thjesht për një vendim të marrë nga trajneri Sarri dhe vetë sulmuesi portugez për shkak të ngjeshjes së kalendarit.

Ronaldo ka nevojë të pushojë dhe ndeshja me skuadrën puljeze është e duhura për t’i dhënë kohë sulmuesit që të rikuperojë sa më shumë energjitë.

Mbeten jashtë listës së të grumbulluarve Douglas Costa e Ramsey.

Për mbrojtjen grumbullohet De Sciglio, ndërsa Danilo duket më i avantazhuar se Cuadrado.

Njëri mes Ruganit dhe Demiralit mund të zëvendësojë Bonuccin, i cili gjithashtu ka nevojë të pushojë.

“Shumë shpesh flas me Ronaldon. Edhe ai ka nevojë që kohë pas kohe të pushojë. Do të shohim kur, bazuar se si ndjehet”, tha Sarri.

“Aktualisht nuk kam shumë opsione për rotacione në skuadër. Do t’i ndryshojmë gjërat varësisht prej lojtarëve”.

Ronaldo ka startuar pothuajse në të gjitha, përveç në një ndeshje me Juventusin këtë edicion: 10 paraqitje, 5 gola (deri më tani).

Artikulli paraprak“Cikloni” Haaland, Europa çmendet pas yllit të ri norvegjez
Artikulli tjetërKritikohet ashpër Mbappe: Po bëhet si Neymar