Edhe Ronaldo në gjyq për evazion fiskal?

Çështja e evazionit fiskal nën akuzë edhe Cristiano Ronaldo. Zyra e taksve në Spanjë ka përfunduar hetimin e saj për sulmuesin e Realit të Madridit. Në përfundim të hetimeve rezulton se, portugezi ka fshehur shumën e 15 milionë Eurove nga viti 2011 deri në 2014. Tashmë dosja voluminoze i është dërguar zyrës së krimit ekonomik, me këta të fundit që tashmë duhet të vendosin nëse ndaj CR7 do të ketë masa ndëshkuese.
Në bazë të investigimeve, pasi është vënë në dijeni të hetimit, sulmuesi ka zhvendosur të gjithë kapitalin e tij jashtë spanjës, konkretisht në ishujt Virgjinales, por edhe në disa shtete të tjera, ku individë të ndryshëm me potencial të madh ekonomik fshehin të ardhurat e tyre. Në lidhje me masat që duhet të merren ndaj 30-vjeçarit, zyrtarë që po merren me këtë çështje janë të ndarë në oponionet e tyre. Disa prej inspektorëve të krimit ekonomik, mendojnë që portguezi nuk duhet të ndëshkohet penalisht, por vetëm me ndonjë masë administrative gjobë, ndërsa një pjesë tjetër mendon të kundërtën. Krimi Ekonomik ka marrë në shqyrtim dosjen dhe po vijon me hetimet, në lidhje me këtë akuzë që rëndon mbi Cristiano Ronaldon dhe më pas do të vendoset masa ndëshkimore.

Exit mobile version