Edhe socialistët në Kukës kundër Ramës për taksën në Rrugën e Kombit: Po izolohemi, të ngrihemi në protestë

Fillimi i aplikimit të taksës për “Rrugën e Kombit” ka ngjallur menjëherë reagime në Kukës, banorët e së cilës e përdorin më shpesh këtë aks. Këshilli Bashkiak i Kukësit me një qëndrim të përbashkët i ka kërkuar qeverisë dhe parlamentit shqiptar anulimin e taksës.
Arif Rexhmati, Kryetari i grupit të keshilltareve të djathtë, është shprehur kundër kësaj takse duke thënë se Kukësi penalizohet rëndë, ndërsa u shpreh se qytetarët duhet të thirren në protestë.
Tatjana Kërgjaliu, Kryetare e grupit të këshilltarve të majtë, thotë të bëhet një deklaratë për shqetësimin e popullit.
Edhe Ibsen Elezi, këshilltar i PD-së u shpreh për këtë taksë dhe tha se duhet të çohen për të protestuar fort për ti treguar kryeministrit Edi rama se nuk e izolon dot Kukësin.
Ndërkohë përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetare pohojnë se është e qartë se taksa do të ndikojë në qarkullimin në këtë aks, por edhe në ekonominë e banorëve të rajonit të Kukësit.
Në anën tjetër taksa prej të paktën 5 eurosh për të kaluar në Rrugën e Kombit do të sjellë edhe pasojën e parë negative të saj.

Kështu shoqëria që është e liçensuar për të transportuar udhëtarët nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas ka bërë të ditur se janë të detyruar për të rritur biletën e udhëtimit.
Tarafimi i rrugës së kombit është kundërshtuar fuqishëm nga edhe shoqata “Biznesi për Biznesin”, e ekspertë të fushës. Kundër vendimit ka dalë më herët edhe kryetari i Bashkisë Bashkim Shehu si dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Abedin Oruçi.
Tarifat e larta që kanë nisur të testohen në rrugën e Kombit 5 euro për veturat dhe 22.5 euro për kamionët mund të anikimohen në gjykatë për shkak se cënohet parimi kushtetues se nuk mund të paguhen me shumë se dy lloje taksash për të njëjtin funksion.
Aktualisht qytetarët shqiptarë paguajnë rreth 120 milionë euro taksa nga qarkullimi (507 milionë litra nafte konsum vjetor me 2016 x 32 lekë takse qarkullimi +TVSH). Ndërkohë fondet që akordoi buxheti i shtetit për mirëmbajtjen e rrugëve vend vitin e kaluar, duke përfshirë edhe rrugën e Kombit ishin rreth 3 miliardë lekë ose 22 milionë euro. Kjo shumë është sa 18 për qind taksës që u vol me 2016 nga qarkullimi dhe që ka destinacion mirëmbajtjen.

Artikulli paraprak“Il Giorno” zbulon emrin e Bossit shqiptar të heroinës që po “pushton” Italinë
Artikulli tjetërNarko-pasururia e familjes kryeministrore, dhuratë 100 milionë lekë Lindës