Nisma #Edheune kundër zgjedhjeve të 30 qershorit po merr zgjerim në të gjithë vendin.
Përveç njerëzve të rëndësishëm të politikës, artit, kulturës tashmë janë edhe sportistë të njohur shqiptarë që i janë bashkuar nismës për të refuzuar votimet më 30 qershor.
Pas futbollistit të Kombëtares, Andi Lila, janë edhe dy ish-kampionë që i bashkohen kësaj nisme.
Ish-kampioni i peshëngritjes, Endri Haxhihyseni, së bashku me ish-rekordmenen e atletikës, Klodiana Shala, i janë bashkuar fushatës që ka marrë përmasa madhështore kundër procesit zgjedhor fals të 30 qershorit.