Edhe stadiumi i Shkodrës rrudhet si Lungomarja e Vlorës!

Ish-Kryeministri Berisha ka akuzuar Kryeministrin Rama se ka shkurtuar dy projekte të rëndësishme, stadiumin e Shkodrës dhe Lungomaren e Vlorës për interesa fitimi personal. Stadiumi i Shkodrës nuk pati fatin e Rozafës, por të Lungomares së Vlorës. Nga 20 mijë vende që e njoftua me pompë të madhe se do të kishte, është katandisur në 15 mijë e pak vende”, shkruan Berisha.
Sipas tij, bëhet fjalë për një përqindje ‘tradicionale’ për Edi Ramën. Pra 25% më pak dhe kjo në fakt është 25%-shi tradicional për Ramën. Po kështu, si stadiumi është katandisur dhe famozja Lungomare, e cila nga një rrugë me 6 korsi, nga tre korsi në secilen anë dhe një bahçe me lule në mes, është katandisur në një korsi në secilën anë dhe në vend të luleve janë zëvendësuar me një ndarëse të shëmtuar betoni”, vijon ish-Kryeministri. Sipas tij, në mënyrë të ndjeshme kjo ‘rrudhje’ do të ndikojë në turizmin e Vlorës. Në qoftë se stadiumi do të ketë disa mijëra tifozë më pak për të ndjekur ndeshjet, Lungomarja i shkatërroi Vlorës turizmin. Kjo, sepse për të përshkuar distancën e saj tani duhen 45 minuta nga vetëm 5-7 minuta që nevojiteshin për të përshkuar këtë distancë me rrugën e mëparshme me 6 korsi të gjerë”, shkruan Berisha në rrjetin social Facebook. Ai shton se, Rama për xhepat e tij ndëshkoi Vlorën dhe turizmin si askush tjetër.

Artikulli paraprakAksidentet, me numrin më të lartë të viktimave në rajon
Artikulli tjetërIsh-komisari i Rinasit: Policia është përgjegjëse për sigurinë