Edhe Taulant Balla “Doktor”!!! Zbulohet plagjiatura e mashtruesit nga Çermenika

Taulant Muka ka publikuar tjetër plagjiaturë nga radhët e politikës. Këtë herë në ‘grepin’ e tij ka rënë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Muka thotë se plagjiaturën e Ballës e zbuloi Alfonc Rakaj, i diplomuar ne King’s College Londër.
Balla rezulton të ketë kopjuar doktoraturën e tij nga ‘Policy making in the EU’ e bërë në vitin 2009.
“Plagjiatura e Taulant Ballës. Alfonc Rakaj, i diplomuar ne King’s College Londer, zbulon Plagjiaturen e Taulant Balla! Alfonc eshte nxitur nga deshira per te pare meritokraci ne kete vend. Z. Balla si figure publike me pushtet politik tregon qe eshte diplomuar me Summa Cum Laude (titull ekselence), gje qe menjehere ngre dyshime. Rezultati i kerkimit, sic shihet, eshte zhgenjyes. Kjo jo per faktin se eshte z. Balla, por per poziten e tij, qe mes te tjerash eshte edhe Kryetar i Grupit Negociator te Kuvendit ne Parlamentin Europian”, shkruan Muka, ndërsa ka publikuar dhe plagjiaturën e Ballës.

1 9

2 9

3 7

4 5

 

Artikulli paraprakPse Edi Rama nxit përçarjen dhe konfliktin civil në Shqipëri?!
Artikulli tjetërDevijimi Lanës dhe shembja e 200 banesave për pallatet e trafikantit, PD: 4 pyetje për Ramën dhe Veliajn