Dritan KABA
Po ata 2 mijë fëmijët e tjerë që kanë ngelur pa strehë kë do i çojnë të takojnë?
Ky është një përdorim politik i turpshëm i fëmijëve në fatkeqësi!
Por hiena nuk ka mëshirë për asgjë! Dhëmbët e saj kafshojnë ku të mundin, në mish të njomë apo në kadavra. Jargët e saj lyejnë e bëjnë pis këdo!
Ndjej neveri për këtë shëmti mediatike dhe politike!
Shqiptarët në këto momente kanë nevojë për një shtet real dhe jo atë të kamerave të fëlliqta, të paturpta, deri edhe kriminale!
Hiena shkul mishin e prindërve me taksa dhe neglizhencë, mospërfillje, arrogancë dhe deformon e i trajton si kavie fëmijët e tyre!
Nëse ka një tërmet që po e shkund këto shtatë vjet Shqipërinë edhe ka sjellë largimin e mbi 500 mijë shqiptarëve si nga vendi i kolerës është pikërisht ky degradim moral që nuk njeh asnjë mëshirë!
Tall direkt në TV fatkeqin që ishte i sëmurë, i ulëret si kafshë një gruaje, tall Erionët e tij për pak spektakël, i leh qenit, sajon histori dhe më së fundmi përdori edhe fëmijë në fatkeqësi!
Ky është mostra që kemi krijuar të gjithë bashkë!
Ky është Frakensteni i shqiptarëve!