“Edi Rama dhe Erion Veliaj janë vetëm dështim”, Tabaku në njësinë 2 tregon rrugën gjysmake të inauguruar nga Veliaj (Foto)

• Jorida Tabaku në njësinë 2 tregon rrugën gjysmake të inauguruar nga Veliaj: 25 Prilli i jep fund mashtrimeve

Nën drejtimin e Erion Veliajt, banorët e Tiranës ndjehen të diskriminusr politikisht. Mbi 150 familje në zonën e depos së ujit, tek njësia 2 kanë mbetur pa rrugë, pasi ata nuk janë votues të PS. Banorët i treguan koordinatores së PD, Jorida Tabaku se ndjehen te braktisur, të shpërfilkur dhe të diskriminuar.

“Ka 3 vjet që 150 m rrugë janë lënë lënë pergjysëm duke na penalizuar. Veliaj erdhi për të prerë shiritin e rrugës së mbaruar përgjysëm dhe as na dëgjoi”.- thanë banorët, që i kanë çusr edhe letër bashkisë. .

Jorida Tabaku theksoi se fytyra e vërtetë e Ramës dhe Veliajt është propaganda dhe fasada.

“Puna e tyre është të dalin vetëm ne televizor, vetëm fjalë. Ky është modeli i qeverisjes. 150 metra rrugë e pashtruar vetëm sepse janë të djathtë. Kjo është politika që ne do të votojmë kundër deri më 25 prill që të gjithë qytetarët të jenë njësoj. Nuk ka përse Tirana të ketë qytetarë të dorës së dytë. Këtu taksat janë rritur, të rinjtë janë larguar, dyqanet nuk shesin as produktet ushqimore, çmimet janë rritur 40%. Megjithëse paguani taksa, asnjë shërbim nuk e merrni. Fytyra më e shëmtuar e qeverisjes dhe fytyra më e mirë se si punon propaganda që vetëm lyen dy fasada dhe lë njerëzit në mjerim, është kjo rrugë këtu. Kjo është mënyra se si ka punuar Edi Rama në 8 vite, si ka punuar Erjon Veliaj në 6 vite dhe kjo është arsyeja që qytetarët e Tiranës do t’i thonë jo edhe këtij regjimi por edhe vlerësimit të njerëzve si qytetarë të thjeshtë të Tiranës. 25 prilli është mundësi shumë e mirë që më në fund ato shqetësime që ju keni ngritur t’jua dëgjojë dikush që nuk i ka premtime, fjale, por angazhime dhe plan pune. Ju siguroj që PD ka primare vendosjen e individit, qytetarit dhe familjes në plan të parë”, tha Tabaku.

1 33

Exit mobile version