Edi Rama është dëmi i madh kombëtar!

Nga Bujar NISHANI

Edi Rama sot ndoshta për të njëqindën herë u spërdrodh përsëri të tallet me shqiptarët përmes tiradave pa lidhje të llogjeve ‘është pak me barrë’.

Kërkon të gënjejë paturpësisht shqiptarët se kandidati i tij personal për të qeverisur Shkodrën ‘është përfshirë në krim vite më parë’, por ai e përzgjodhi si ‘burrë të zotin për fitore’ !

Valdrini duhet të mbahet përgjegjës para ligjit për çdo germë të dhunuar të ligjeve tona por autori i shkatërrimit të shtetit shqiptar, kriminalizimit të ambientit dhe çdo qelize të shoqërisë sonë, grabitësi i hapësirës së demokracisë të shqiptarëve ka vetëm një emër.

Dëmi i madh kombëtar është Edi Rama!

Aksident apo inplantim, të ketë qenë ai, sot emergjencë është dëmi kolosal që i shkaktoi këtij vendi !

Në çdo rast, çdo moment, çdo oportunitet, që ka patur në raportin e tij individul me shtetin, institucionet, shoqërinë i ka vënë në peshore me delikuentët e botës së krimit.

Natyrisht në interes të pushtetit të tij personal politik/financiar, por në produkt të një dëmi kolosal ndaj vendit e siç ka dalë kohët e fundit dhe të interesit kombëtar.

Nëse Valdrini paska qenë dikur punonjës në administratën publike, Edi Rama e qëmtoi atë atje ku ishte si ‘i përshtatshëm’ për kriteret dhe modelin ‘triumfator’ të Edi Ramës për të zhvatur me çdo formë e mjet pushtetin e pamerituar.

Edi Rama bëri atë që ka dhjetra vite që bën.

Thjesht, kjo është kultura e tij mbi politikën, morali i tij mbi shoqërinë, modeli i tij për shtetin.

Edi Rama trampoloi në nivelet më të larta të profesionit të politikës dhjetëra figura agresive të krimit të organizuar për të zaptuar vendet në Parlamentin Shqiptar, në interes të pushtetit të Edi Ramës !

Edi Rama aktivizoi një duzinë individësh nga bota e trafikut të drogës për të marrë drejtimin e bashkive të vendit ku nuk fitonte dot me votën e popullit, në interes të pushtetit të tij !

Edi Rama (si kurrë më parë) vuri në dispozicion të bandave të këtyre ‘bosëve’ policinë e shtetit, ti garantonte ata që të vepronin jo më natën e vrimave por në mes të ditës e ndër fytyrë të shqiptarëve të pa fuqishëm.

Edi Rama shpërndau çdo ditë paratë e spitaleve, shkollave, rrogave, pensioneve, ilaçeve, çerdheve e kopshteve të shqiptarëve, financimit të bizneseve private të njerëzve të kësaj bote të errët të krimit.

Natyrisht që e keqja e madhe nuk është një trafikant i veçuar i drogës apo një delinkuent kriminal e mashtrues që del garant të vjedhë procesin zgjedhor.

Atij i gjendet shumë lehtë ilaçi, kushdo qoftë!

Dëmi i madh është ideatori, autori, zbatuesi, përfituesi i sistemit të bërjes politikë përmes krimit të organizuar, të marrjes së pushtetit politik me gangsterët delinkuentë e vrasës, të pushtimit të institucioneve më të larta vendimmarrëse të shtetit me xhahilë injorantë që dinë vetëm trafikun e narkotikëve, të grabitjes së parave të shtetit me ligj e pa ligj, për xhepin e përbashkët të shpellës që na ka zënë çdo rreze të dritës.

Ky është Edi Rama !

Ai duhet të dorëhiqet sa më parë.

Fillimi i ndryshimit nis vetëm me dorëheqjen e tij!

 

Exit mobile version