Nga Luçiano Boçi
Në Shqipëri u instalua lumturia.
Sot jemi akoma më të fortë se para ’90, deklaroi me krenari uruese K/ministri.
Edi Rama “hoqi dorë” nga të qenit K/lloun dhe lau mjekrën e faqet me të dyja duart me shqiptarët.
Ai ka turp të ketë turp dhe meqenëse për vitin tjetër nuk ka cfarë të premtojë, përsëriti ato që ka thënë vjet, parvjet, prinparvjet.
Ska lënë gjë pa i bërë shqiptarëve por Aleluja!!! Rama ka zbuluar naftë. Dmth kompania Shell e ardhur që në kohën e Berishës, po s’ka gjë se naftën tani e gjen byroja politike.
Droga nuk mbillet aq shumë, por pihet akoma më shum?.
Tërmetin sipas habereve të qeverisë e shkaktoi opozita. Qëllimi i saj i mbrapshtë ishte marrja e pushtetit me dhunë.
Mandatet e deputetëve nuk u dogjën të gjitha…
Disa e zien mandatin me turpin dhe vazhdojnë ta pijnë si çaj kundër kapsllëkur.
Protestat masive të qytetarëve e të opozitës, na mësuan se qeveria në Shqipëri ikën kur t’i teket OSBE-së dhe ca të tjerëve.
Gazi lotsjellës sipas Braçes ishte si sarina, për të larë sytë.
Votimet e 30 qershorit bindën ndërkombëtarët që demokracia në vendet e tyre është totalisht në rrugë të gabuar dhe ndryshimi i kursit duket si domosdoshmëri.
“Vaj, vaj, vaj durët me Valdrin e Kajmak / e mer Roshi vogël na bone merak”-ishte slogani dhe kolona muzikore e kandidatëve të emëruar të Ramës për votimet e Bashkive.
Në Shqipëri krimi i rrugës është zhdukur. Tanimë i ke në zyra dhe kolltuqe duke udhëhequr vendin.
Koncesionet shqiptare fituan tre Oscar për grabitjen më spektakolare dhe regjinë më të mirë nga
Kryeministri.
Studentëve iu tund pakti para syve dhe iu shkundën përsëri xhepat në sy të gjithë miletit.
Mazhoranca “shkarkoi” Metën në Venecia, por vendimi u qull rrugës, sepse Komisioni kishte marrë ujë e megjithatë rreh ujë në hava akoma.
Mediat online kaluan në një tjetër dimension lirie, për t’u pasur zili, me ligjin antishpifje që jua shpifi të gjithëve. Trekëndëshi i dikurshëm u zëvendësua me gjoba trekëndore.
Borchardt dhe Rama sfiluan për 2019 me gishtin e mesit drejtuar njerzëve, si simboli më i ri i stilit të drejtimit të tyre.
Ardhja e Vuçiç në Durrës, shembi të tjera ura e mavijosi plagët e shkatërrimit. I ktheu gazmendin Ramës dhe hapi nga e para plagët që rrjedhin të masakrës së Reçakut.
Mini-Shengeni polli Velika-Serbian, me bekimin e vetë ortodokso-katoliko-çifuto-myslimanit Ramë, me tespie në brez.
Akademisë i vunë vetulla politike dhe i hoqën sytë e shkencës.
Artistët nuk lejuan që Teatri të bëhej Fushë.
Drejtësia na u bë e drejtë si drapëri me çekiç, ky hyn brenda e s’gjen drejtësi hiç.
Sigurimi e siguroi drejtësinë e që tani e tutje me njërin sy çelë e një sy mbyll shqiptarët do flejnë të qetë.
Ish Ministri i brendshëm u dënua për trafik ndërkombëtar me punë korrektonjëse, ndërsa ish deputeti Salianji e gazetari me burg, sepse zbuluan trafikun e drogës nga vëllai i ish ministrit tjetër.
Laert Vasili u shtrua tek Gjinekologjiku dhe u ankua pse nuk e kishin perdhunuar.
Policia arreston Sandër Gjokën.
Krimi: Sandri kishte pirë!
Alkol. Jo kokaine. Përndryshe ishte kryeministër jo këngëtar.
Ka nja javë që vëmendja është tek ajo “agronomia” që i dha dy pikë Elvanës për tekstin “dy gisht letër” të saj dhe tek “vrima” tetë pikëshe e Rita Petros!
Fotot ku pasunarët e rinj majtistë përqafojnë popullin, ose i puthin duart e anasjelltas janë shtuar kaq shumë sa ke frikë me pa lajmet.
A po mbaron ky vit absurd?!