Gjatë rrugëtimit ditën e djeshme të kryeministrit Kurti dhe Rama për në godinën e qeverisë së Kosovës, mediat kanë shkëputur një moment mjaft interesat, ku shefi i qeverisë kosovare pyet atë shqiptare nëse Meta dhe Berisha do të kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Ajo që të bie në sy është bindja e hekurt e Ramës, i cili përgjigjet me një siguri absolute dhe thotë: “Po, mo, s’i pengon asgjë.”
Pjesë nga biseda:
Alibini pyet Ramën: Po Berisha dhe Meta do garojnë në zgjedhje?
Rama: Po mo, s’i pengon asgjë!
Kjo bisedë e shkurtër dhe kjo bindje e Ramës nxjerr në pah atë që është përfolur shpeshherë në Shqipëri që Edi Rama ka luksin e madh dhe i do me domosdoshmëri Metën dhe Berishën përballë, për shkakun e vetëm se me ta e ka më të lehtë përballjen. Nuk është rastësi që në këtë kohë ai i ka dhënë gjithçka Berishës, derisa e nxori nga izolimi, ashtu sikurse është i gatshëm t’i ofrojë edhe gjithçka Ilir Metës për ta nxjerr nga burgu dhe për t’u përballur edhe me të në zgjedhje, me qëllimin të mos ketë asnjë alibi.